TIRANE- Shaban Norja, personazhi 81-vjeçar që 1 vit më parë habiti të gjithë opinionin publik me krimin e tij mostruoz të vrasjes së 17-vjeçares Aishe Vata, vjen me një rrëfim të plotë të ngjarjeve para dhe pas krimit të datës 11 tetor 2012. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plotë dëshminë e të moshurit, i cili ka treguar me detaje marrëdhënien me familjen Vata, vajzat e kësaj familje si dhe një bisedë që Shaban Norja ka pasur me Muhametin, babain e Aishe Vatës, të cilit i spiunonte për lidhjet intime që vajzat e tij kishin me djem të fshatit.
Në këtë bisedë Norja, i ka treguar dhe emrin konkret të djalit, dhe se Muhameti ka dashur ti japë një kafe në lokal dhe të flisnin bashkë shtruar, por vetë Shaban Norja ka refuzuar, duke i pohuar se këto punë nuk ishin për tu diskutuar në lokale. Më tej në rrëfimin e tij, para oficerëve dhe prokurorëve, Norja ka treguar dhe për një martesë të shtetases V., e cila është zgjidhur 1 ditë më pas për shkak se ajo nuk ishte e virgjër, duke e akuzuar direkt direkt të prindërit, Shaban Norjan si shkaktar të këssaj situate. Por që sipas tij, veprimet e saj ishin shenjë hakmarje, për lidhjen e fshehtë që Norja ia kishte zbuluar, për të cilën i kishte treguar dhe babait të saj, Muhametit. Gazeta “Shqiptarja.com” sjell sot një pjesë të rëfimit që Shaban Norja ka dhënë para grupit hetimor.
Dëshmia e Norjas
Në Durrës më 14.10.2012 ora 13:30
Unë A.Ll. Oficer i Policisë Gjyësore në bazë të nenit 296 të Kodit të Procedurës Penale, mbaj këtë procesverbal për marrjen e të dhënave ndaj personit që zhvillohen hetimet Shaban Norja, i biri i Reshitit dhe i Cajes, i ditëlindjes 13.02.1932, lindur në Likesh Shijak dhe banues në Komuna Xhafzotaj katër rrugët, Shijak, Durrës, me kombësi e shtetësi Shqiptare, me gjëndje gjyqësore i dënuar më parë për tentativë vrasje, me gjëndje familjare i ve, me numër telefoni 0686505xxx
I dyshuari u njoh me të drejtat që i njeh ligji.
Unë Shaban Norja jam me banim në komunën Xhafzotaj lagjia “Partizan” Shijak. Pasi u njoha me të drejtat e mia sqaroj se unë do të jap shpjegime pa praninë e avokatit në këtë fazë të hetimit për çfarë do pyetem.
Pyetje:Ndaj jush zhvillohen hetime për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilëuese” të shtetases Aishe Vata, për të cilën Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka filluar procedimin penal nr. 1649 për veprën penale të parashikuar nga nenet 79/b të Kodit Penal në lidhje me ngjarjen e datës 11.10.2012, kur rreth orës 09:00 në një arrë me misër është gjetur e vrarë (Pa kokë) kjo shtetase. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë ngjarje”
Përgjigje: Lidhur me ngjarjen unë kam për të deklaruar se viktimën Aishe Vata, e njoh që në vitin 2002. Dua të them se Aishja me familjen e saj erdhi në vitin 1997 dhe u vendosën me shtëpi në fshatin Xhafzotaj. Dua të sqaroj se pranë banesës së familjes Vata kam patur një tokë që ia kam shitur shtetasit Ermal Laçi. Në vitin 2001 shtetasi Eduart Xheraj që është me banim në Durrës më ka lënë në ruajtje një parcelë të rrethuar dhe e mbjellë me pemë frutore. Gjatë kësaj kohe jam njohur me shtetasin Muhamet dhe familjen e tij.
Nuk më kujtohet viti, por di që Muhameti ka ikur në Angli dhe unë e kam ndihmuar Sulejmanin duke çuar një makinë me dru. Theksoj se unë në atë kohë punoja si magazinier në pronën e shtetasit Ermal Laçi, ku kishte materiale inerte dhe pjesë këmbimi për automjetet e rënda. Unë di që Muhameti ka qënë i martuar shtetasen Rrushe Vata, me të cilën ka pasur pesë fëmijë të quajtur M., V., A., A., S., dhe djali E. Dy vajzat, V., e ka të martuar dhe ndodhet në Itali, ndërsa M., është e martuar në Fllakë me shtetasin Sh.N. Pas vdekjes së gruas së parë Muhameti është martuar me shtetasen T.Vata me të cilën ka dy fëmijë të quajtur S., djali dhe S., vajza.
Muhameti merret me aktivitet privat. Ai ka një servis elektroaut pranë shtëpisë ku banon. Për sa i përket shtetasit. Sulejman V., di që ai ka qënë i martuar me shtetasen Aishe V., me të cilën ka pasur pesë fëmijë, katër vajza të quajtura E., N., A., dhe L., si dhe një djalë i quajtur M. Sulejmani është i martuar aktualisht me shtetasen Refije.V me të cilën ka një djalë. Unë si me Muhametin ashtu dhe me Sulejmanin siç shpjegova më lart kam patur marrëdhënie të mira. Unë në një rast në vitin 2008 e vura në dijeni se vajza e Muhametit e qujatur V., kishte lidhje dashurore me një djalë nga Ferma Xhafzotaj,me origjinë çame dhe që i flisni “Liçja”. Muhameti më tha që hajde të pimë nga një gjë në local, por unë e kam rrefuzuar duke i thënë që nuk është punë për lokal.
Më pas kur unë ja shpjegova Muhametit më tha që do e rregullonte ai këtë punë dhe se çfarë bëri me V., unë nuk e di. Më pas më datën 13 gusht 2008 V., u martua me jë person nga Dibra, emrin nuk ja di por të nesërmen burri I saj e ktheu në shtëpi. Muhameti pasi ju kthye vajza, V., e pyeti se cila është shkaku i kthimit por ajo i tha se nuk ishte e virgjër, duke shpifur se kishte kryer marrëdhënin seksuale me mua Shaban Norjan. Sqaroj se vetë V., ma kishte thënë që do të më fuste në sherr me babain e saj, duke shpifur për mua. Nga kjo gjë debatuam me Muhameti dhe pse unë i shpjegova që nuk kam të bëj dhe i shpjegova për lidhjet që ajo kishte patur me persona siç shpjegova dhe më lart.

Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com