TIRANE- Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë mundësisht me Shkodrën e rrethinat në Veri. Pretendimet greke duhen trajtuar me vëmendje, megjithëse janë të ekzagjeruara. Italianët t'i japin Sazanin Shqipërisë". Kështu apo pak a shumë kështu, në mënyrë të përmbledhur ishte ajo çka Departamenti Amerikan i Shtetit, në fillimvitin 1945, e përshkruante si pikëpamjen e vet mbi rregullimin territorial të Pasluftës për Shqipërinë.
Pikëpamja e tij shtrihej më gjerë edhe me rajonin e Ballkanit e atë të Europës Lindore, duke përcaktur kësisoj edhe disa korrektura "të nevojshme" në lidhje me të ardhmen e kufinjve të Bullgarisë, Greqisë, Jugosllavisë, por edhe të Qipros, Turqisë, Rumanisë, Italisë etj. Situata për Aleatët tashmë dukej tejet pozitive dhe fitorja përfundimtare ishte vetëm çështje kohe e formaliteti. Ajo çka duket interesante, është fakti se për herë të parë kjo mund të shihet pas kaq shumë viteve, si një pikëpamje e shfaqur në mënyrë eksplicite nga ana e Shteteve të Bashkuara, edhe pse jo në kufinjtë e qëndrimit zyrtar, mbi të ardhmen e kufinjve të Shqipërisë e rajonit, një problem i cili paradoksalisht na duket sot sa i moçëm, aq edhe i ri, duke pasur parasysh zhvillimet aktuale.
Vazhdimin mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com, (print) 10 janar 2013
.(Në foto Ish-korrespondenti i "New York Times", Cyrus Sulzberger)
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com