TIRANE - Martin Curri, 63-vjeçari që u rrah dy ditë më parë nga katër policë të veshur civilë sepse autobusi që drejtonte gërvishti automjetin e tyre, ka treguar në një intervistë ekskluzive për Tv A1Report dhunën e egër të ushtruar ndaj tij.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të Tiranës, pranë kafe Florës ku parkojnë dhe autobusët e Kamzës. “Isha në autobus kur hyri një peson nga dera e parë. Kush është shoferi?-pyeti. Shiko çfarë më ke bërë”, tha duke drejtuar dorën drejt automjetit jashtë. Më pas i njëjti person “më ka sha me rob shpie dhe më ka rënë”, vazhdon rrëfimin e tij 63-vjeçari.
Sipas dëshmisë së shoferit Martin Curri, në këtë moment personi që e shau dhe e goditi, ka zbritur nga autobusi dhe duke iu drejtuar shokëve të tij u ka thënë se ishte goditur nga 63-vjeçari.
Si rrjedhojë, katër policët e veshur civilë kanë filluar të ushtrojnë dhënë kundër shoferit duke përdorur edhe shkopa gome. “Njëri ka mbushur pistoletën dhe ma ka vënë gjysmë metri nga fytyra. I kam thënë shkrepe”.
I larë në gjak, Martin Curri është dërguar në spital vetëm kur në vendngjarje ka mbërritur një tjetër furgon policie. Mjëkët i kanë thënë se ka një hemorragji në mushkri dhe gjithashtu ka probleme me brinjat e në një sy si pasojë e goditjeve të marra.
Pasi ka dalë nga spitali, “një punonjës i policisë së zonës, civil” është paraqitur në shtëpinë e tij dhe ka dëgjuar versionin e shoferit. Por “s’ka ardhur asnjeri tjetër” nga Policia apo Prokuroria, rrëfen 63-vjeçari.
POLICIA: PROCEDIM PENAL 2 POLICEVE E SHOFERIT CURRI
Policia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi për shtyp deklaroi se ndaj 2 punonjësve të policisë dhe ndaj shoferit të dhunuar Martin Pal Curri ka nisur procedim penal. Policia thotë se ka nisur procedimi penal ndaj Ergys Fatmir Hoxha, 26 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, me detyre punonjes policie prane Njesise Operacionale te Drejtorise se Policise, Genci Reis Kongjoni, 32 vjec, lindur ne Erseke, dhe banues ne Tirane, me detyre punonjes policie prane Njesise Operacionale te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, • Martin Pal Curri, i vitl.1948, banues ne Kamez, Tirane, me detyre shofer autobuzi i linjes. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Plagosje me dashje parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com