Në këtë test kanë marrë pjesë më shumë se 1000 ushtarë britanikë dhe ushtarë nga ushtritë e 28 vendeve të botës mes tyre edhe nga Shqipëria. Testi është organizuar nga Brigada 160, dhe komanda ushtarake e Uellsit në bazën Brecon.
Një burim theksoi se 4 ushtarakët nga Batalioni i Këmbësorisë në Zallherr Aleksandër Shkulaku, Ylber Tokli, Reni Ajazi dhe Klevis Lamkaj një ditë përpara largimit nga Uellsi kanë kërkuar leje për të dalë nga baza Brecon e vizituar qytetin e Kardifit.
Leja i është aprovuar por ata nuk janë kthyer më në bazë. Kreu grupit të 11 ushtarakëve shqiptarë menjëherë ka njoftuar autoritetet e bazës Brecon dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Kërkimet e policisë ushtarake në Uells kanë rezultuar të pasuksesshme.
Nga hetimet paraprake rezulton se 4 ushtarakët shqiptarë nuk kanë përdorur trenin për tu larguar nga Uellsi por dyshohet se një i afërm i tyre ka shkuar dhe e i ka marrë me makinë për ti çuar në qytetin e Birmingemit në Angli.
Mësohet se fotot e 4 ushtarakëve shqiptarë i janë shpërndarë të gjitha njësive të policisë ushtarake në Britaninë e Madhe. Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë për median deklaroi se “Sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”.
Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatëse”.Nëse autoritetet britanike do të mund të arrijnë të kapin 4 ushtarakët shqiptarë dhe ti ekstradojë ata drejt Shqipërisë Aleksandër Shkulaku, Ylber Tokli, Reni Ajazi dhe Klevis Lamkaj rrezikojnë të dënohen deri me 5 vite burg për veprën penale të dezertimit.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO










