Ekskluzive/ Tre milionë cigare të bllokuara, pushohet dosja: S’ka kontrabandë

Ekskluzive/ Tre milionë cigare të bllokuara, pushohet dosja: S’ka kontrabandë

Faksimile e dosjes në Gjykatën e Durrësit

Kapja e 3 milionë paketave me cigare pa dokumentacionin e duhur në portin e Durrësit për prokurorinë e këtij qyteti nuk është kontrabandë. Çështja me nr.2082 e vitit 2017 që bën fjalë për kontrabandën e cigareve nga Turqia në Shqipëri, momentalisht nuk ka asnjë person të pandehur, megjithëse prokuroria i ka kërkuar gjykatës që sasia e cigareve të kapura në port të asgjësohet. Turku Semsettin Baysal dhe biznesmeni nga Vlora Sinan Idrizi, që njëherësh është president i sport Klub “Flamurtari” ishin dy njerëzit që janë hetuar nga prokuroria e Durrësit, për ngarkesën 3 milionë cigare të kapura kontrabandë në 7 nëntor 2017 në portin e Durrësit.

Prokurorja e çështjes Enkelejda Xhengo ka shtyrë disa herë me rradhë afatin hetimor të çështjes, por çuditërisht në datën 8 shkurt 2019 i është drejtuar gjykatës së rrethit Durrës, duke kërkuar pushimin e hetimeve për dy personat e hetuar Sinan Idrizi dhe Semsettin Baysal. Njëherësh prokuroria ka kërkuar asgjësimin e 3 milionë paketave cigare, të cilat mbahen të magazinuara në rezervat e shtetit. Sipas të dhënave të “Shqiptarja.com” bëhet fjalë për paketa "Filip Morris" të cilat përbëjnë dhe numrin më të madh të ngarkesës ndërsa pjesa tjetër është e përbërë nga paketa të llojit "Slims" e markave të ndryshme. 

Shkrimin e plotë e gjeni të botuar në gazetën Shqiptarja.com në print
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi Tutit: 27/02/2019 09:03

    Hetimi dhe gjetja e fajtoreve eshte dicka e rendesishme....Pse ky "mall" duhet asgjesuar dhe nuk nxirret ne shitje,me ankand,per kompanite vendase dhe te ardhurat te shkojne per femijet,shkolla,kopshte apo cerdhe ?? Asgjesimi i nje malli me vlere eshte shume absurd ! Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)