TROPOJË - Një 85 vjeçar prej dy ditësh po qëndron I pajetë në shtëpinë e tij, për shkak të motit të keq në komunën Tropojë e Vogël. Elez Dema ka humbur jetën për shkaqe natyrore ditën e hënë, por lartësia e borës prej 3 metrash e ka bërë të pamundur varrimin e tij nga ana e familjarëve. Kryetari i komunës Ram Kortoçi në një intervistë telefonike për Shqiptarja.com tha se as traktorët nuk mundin dot të hapin rrugën, çka ka bërë që i ndjeri të mos përcillet dot për në banesën e fundit.
Z.Kortoçi, si paraqitet gjendja në komunën tuaj?Janë të gjitha rrugët e bllokuara dhe situatën e përkeqësojnë orteqet, të cilat rrezikojnë banesat. Ata kanë shkaktuar dëme në disa shtëpi dhe 4 familjen në lagjen Gegaj janë evakuar deri më tani.
Cilat janë nevojat e momentit?Një familjeje në fshat i është shembur tërësisht shtëpia nga dëbora dhe unë kam lajmëruar helikopterin që t’i evakuojë, mes tyre ka edhe fëmijë.
Ka një informacion për një person të vdekur, i cili ka humbur jetën?Po, ai është edhe kushëri i imi. Është 85 vjeç dhe quhet Elez Dema. Ne kemi që mbrëmë që mundohemi ta transportojmë për në varreza, por është e pamundur. Lëvizin vetëm traktorët e mëdhenj por lartësia e borës shkon deri në 3 metra dhe transporti është deri më tani i pamundur.
Ku po e mbani tani?Në shtëpi është akoma.
Si është furnizimi me ilaçe dhe ushqime?Ndihmat ushqimore kanë arritur deri në Bajram Curr por nuk janë shpërndarë dot për shkak të bllokimit të rrugëve. Vetëm 300 pako kanë mundur të mbërrijnë por janë të pamjaftueshme. Sa për ilaçet, disa prej familjeve që kanë nevojë urgjente po mundohemi tua cojmë dorazi, por e kemi shumë të vështirë.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
89%
-
Jo
9.4%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 13271
Lajme të tjera
-
Lufta/ Turqia ratifikon pranimin e Finlandës në NATO! Shtëpia e Bardhë: Amerikanët duhet të largohen menjëherë nga Rusia
31 Mars, 07:16
-
‘Në punë do të dëshironit një ndryshim...’, horoskopi për ditën e sotme
31 Mars, 07:05
-
Hera e parë në historinë amerikane, ngrihen akuza penale ndaj ish-Presidentit! Donald Trump: Po persekutohem politikisht
31 Mars, 07:03
-
E ka seriozisht? Loredana shfaqet duke puthur në buzë një vajzë: E dashura ime e re
30 Mars, 23:00
-
Kulluri për Këlliçin: Nuk ka mbështetje të plotë as brenda ‘foltores’! Propozimi i tij për autobusët falas në Tiranë ‘ultra-komunist’
30 Mars, 22:48
-
Ups, si do reagojë produksioni? Kiara sapo ia tregoi Luizit se është shumë i pëlqyer jashtë shtëpisë
30 Mars, 22:21
-
Probleme me deklarimin e pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Hysen Saliko
30 Mars, 22:06
-
Bollino: Tërheqjet e kandidatëve të PD mund t’i kthehen ‘boomerang’ Berishës! Bejko, ‘heroi i fundit’! Nazarko: Lojtar cilësor! Kulluri: Këlliçi s'ka as mbështetjen brenda 'Foltores'
30 Mars, 21:50
-
U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon kryebashkiaku i Kuçovës: Ika emigrant 17 vjeç për shkak të Saliut, s'më pengon për zgjedhjet
30 Mars, 21:28
-
Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja
30 Mars, 21:04
-
Dita botërore e mjekut e gjen Shqipërinë me më pak mjekë! Stroni: Duhen trajtuar me dinjitet e paga të mira
30 Mars, 20:53
-
Pagesat e dyshimta ruse, Monika Kryemadhi: Shihemi në gjykatë
30 Mars, 20:44