Ekskluzive/Tufa: Pse qëlluam
me miell makinën e Berishës

Ekskluzive/Tufa: Pse qëlluam<br />me miell makinën e Berishës
TIRANE - Dy ish-të përndjekur qëlluan me miell makinën e kryeministrit, në momentin kur eskorta e tij nga rruga e Elbasanit do merrte kthesën për të hyrë në ambientet e Parlamentit, rreth orës 11:00 të ditës së sotme (13 shtator) . Kryeministri do ishte në Parlament për të marrë pjesë në seancën parlamentare ku shqyrtohej pr/ligji “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për projektin e ndërtimit të BYPASS-it të Fierit”. Dy personat, Skënder Tufa dhe Agim Kollçaku  u ndaluan dhe u shoqëruan në komisariatin nr.1, më pas u lanë të lirë.

Në një bisedë ekskluzive në studion e tv A1 Report, pak orë pas lirimit nga burgu, Skënder Tufa tregoi pse kishin vendosur të qëllonin kryeministrin me miell. Për të treguar mjerimin në të cilën jetojnë ish të përndjekurit.

“Ka njerëz që nuk e kanë bukën e gojës dhe ky miell personifikon urinë e tyre. Kanë 21 vjet që partitë po luajnë me ne. Ata janë vazhdues të sistemi të kaluar. Ja pse vendosëm të përdornim miell”- tregoi Skënder Tufa kryetari i shoqatës së ish- të përndjekurve në bisedën me gazetarin Edvin Parruca.
Në studion televizive kishte ardhur me një pako miell dhe me një qese prej letre si ajo me të cilën së bashku me mikun e tij Kollçaku kishin qëlluar makinën e Kryeministrit, vetëm pak orë më parë. Për më shumë se 15 minuta Tufa rrëfeu sesi i kishin dalë para makinës kishin qëlluar dhe kryeministri ishte trembur. Më pas rreth 20 gardistë ishin vërsulur drejt tyre dhe e kishin ushtruar dhunë fizike.

"E përdorëm këtë qese letre (një qese me të cilën mbështillet një hotdog) për ta shpërndarë më mirë miellin. Aksioni ishtë menduar prej disa ditësh. Para disa ditësh dolëm me vezë, por dështoi pasi dikush spiunoi dhe na doli policia e nuk na lejoi.”- tha Tufa.

Si arritët të shkoni kaq afër?
Tufa-
Policia priste që ne të bënim tubim, sepse kemi deklaruar që në mënyrë permanente çdo të enjte do të jemi në tubim. Unë isha tek godina e ish të përndjekurve  kur makina e cila vinte nga rruga e Elbasanit mori kthesën. I dolëm përpara dhe nuk ishim më larg se dy metra kur e goditëm makinën. Makina nuk ndaloi, ndaloi eskorta dhe na rrethuan.

E patë kryeministrin?

Tufa: E pashë kryeministrin, është një kukull prej letre. Sepse u tremb nga mielli. Eskorta u sul mbi mua dhe mikun tim me një dhunë të paparë. Kollcaku është goditur dhe ka shenja dhune. Edhe unë kam shenja prapa veshit. Ishin nja 20 gardistë. Syzet mu thyen. Goditjet vazhduan 10-15 minuta. Një gardist i gjatë 2 metra më mori kokën dhe e mbajti ngjitur me tokën, më çau tek veshi.
Më pas?
Më pas u dërguam në komisariat nr 1 dhe sapo u dha lajmi në media na nxorrën jashtë dhe pas nja 2 orësh na thanë se do ndiqemi penalisht për “tubim të paligjshëm”.

Kryetari i shoqatës së të përndjekurve politikë i cili ka vuajtur 11 vite burg për agjitacion e propogandë, (1980- 1991) deklaroi se i ka dërguar një peticion kryeministrit Berisha ku kërkon shpërblimin për vitet e burgut për ish të përndjekurit. “Nëse deri në datën 20 shtator nuk do të shpërndahen këstet atëherë ne do hyjmë në grevë urie” - deklaroi Tufa në një prononcim për Tv A1 Report.

  “Të ngremë zërin që t’i themi kësaj qeverie mjaft largohu”- deklaroi ish i përndjekuri tjetër Kollçaku në një prononcim për Tv A1 Report.

Ndërkohë që para Kuvendit, rreth orës 10:00 banorët që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, zhvilluan një protestë kundër miratimit të aktit normativ që i detyron ata të lirojnë banesat deri me datë 1 nëntor.
(Foto: Biseda në studio e Tufës, i cili mban një qese të ngjashme me atë që u gjuajt makina e Berishës paraditen e sotme)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët