Në numrin e sotëm shqiptarja.com (print), vijon analizën retrospektive të veprimtarisë së spiunazhit nga Mbretëria e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë në vitet e qendrimit në pushtet të presidentit dhe mbretit Zog, pasuar nga aktiviteti i spiunazhit të komunistëve të Titos që në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
Ky aktivitet arriti kulmin në tentativat për të përfshirë Shqipërinë në Federatën Jugosllave, në vitet 1946-1947, ku u aktivizuan të gjitha forcat e agjenturës jugosllave, edhe zyrtarë në nivele shumë të larta të shtetit e të partisë komuniste në Tiranë.
Materiali i parë propagandistik jugosllav kundër Enver Hoxhës, për herë të parë, pas prishjes me Titon, është futur në territorin e fshatrave Viçidol e Mejdan të Tropojës më 10 korrik 1948.
Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com