Ekskluzive/Vëllai:Djemtë e dinin
se u vrau nënën,mbrojtën të atinMbyti gruan me litar, ngjarja u zbulua pas një viti

Ekskluzive/Vëllai:Djemtë e dinin<br />se u vrau nënën,mbrojtën të atinMbyti gruan me litar, ngjarja u zbulua pas një viti<br /><br>
FIER-Qemal Muskaj, vëllai i Verke Velajt tregon në një intervistë ekskluzive për Report Tv si e zbuloi vrasjen e motrës nga kunati një vit më parë. Ai shprehet se njerëzit e kunatit nuk lejuan që të shikonte të motrën, por pavarësisht kësaj ngjarja u zbulua që atë natë. Vëllai i viktimës thotë se djemtë e motrës ishin në dijeni të faktit se nëna e tyre u mbyt me litar, por mbrojtën babanë duke mos e denoncuar. Qemal Muskaj thotë se kunati i kishte thyer edhe krahun motrës. Pas varrimit, vëllai shkoi në polici për të denoncuar ngjarjen, por shprehet se fillimisht nuk ia kishin pranuar, pasi në komisariat i kishin thënë se je me vonesë. Ai tregon peripecitë që ka hequr në organin e Akuzës së Fierit, nga prokurorja e dosjes Evisa Hyka dhe drejtuesi, por nuk u tërhoq derisa u vendos drejtësia.

Vdekja e 74-vjeçares Verke Velaj, në muajin janar të 2017-ës u deklarua fillimisht si vdekje natyrale pasi vuante nga hipertensioni dhe problemet me zemrën, por dyshimet e vëllezërve të viktimës dhe kallëzimit në prokurori u zbuluan detaje rrëqethëse nga vdekja e motrës së tyre. Pas një viti hetimesh intensive dhe përgjime të familjarëve të viktimës, rezultoi se 74 vjeçarja Velaj ishte vrarë duke u mbytur me litar nga bashkëshorti i saj Namik Velaj. Nga hetimet e udhëhequra nga Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muci, rezultoi se Namik Velaj pasi e kishte mbytur me litar bashkëshorten, kishte kryer edhe të gjitha ritet duke e veshur dhe rregulluar për të kryer ceremoninë e varrimit. Pas vrasjes ai ka njoftuar edhe mjekun e familjes dhe mjekun përgjegjës që duhet të firmoste kartelën e vdekjes, të cilët kanë vulosur krimin e 75 vjeçarit Namik Velaj.viktima

(Viktima Verke Velaj)

Intervista e plotë për REPORT TV e Qemal Muskajt
Në datë 3 janar 2017 më vjen lajmi që ka vdekur motra, vëllai më tha se e kishte marrë djali nga Italia dhe i kishte thënë. Kur shkojmë atje, gjejmë dhe shikojmë të gjithë familjen dhe ata të funeralit. Duke pritur të na fusë brenda, na thonë e veshëm, u futa për ta ngritur, më thanë “Jo, Jo” se e futën këta të funeralit se janë specialista. Ikëm në dhomë. Na thanë, ja vdiq. Ne i takuam dy ditë para vrasjes, kur po merrnin pensionin. Pyeta cfarë keni bërë? Më thanë morëm doktorin, po cfarë doktori? Më thanë për cfarë e do doktorin? Po më bluante dicka, por nuk zbulova gjë, por gratë e kishin zbuluar se kishte shall në grykë. Erdhën fëmijët më pas, pasi nuk kishte asnjë në shtëpi. Atë ditë nuk bëmë gjë. Mjekun nuk e gjetëm, kishte mbaruar punë, e kishte bërë vdekje natyrale. Unë nuk e takova.

Ju se patë?
Nuk e pamë, pasi e kishin veshur, i kishin vënë një shall në grykë, si gjoja ia kishte lënë çupa. Në darkë erdhën fëmijët, mora vëllanë e madh dhe i thash ka një të nxirë në grykë. Nuk di gjë-tha ai. I thash nuk më ndalon dot, unë dua të drejtën, se do ta zbuloj. Erdhi Hekurani, thërritën gratë që e zhveshën, dhe tha është e vërtetë. I thash djalit, merr vesh se cfarë të është bërë për nënën. Erdhën në mëngjes, e varrosën, ikëm dhe nuk morëm më. Shkuam ditën e tretë te kunati, djemtë ikën, unë i thashë vajzës do ta denoncoj, po thanë çfarë ti bëjmë babait. Vajta ta denoncoj, më thanë ke ardhur me vonesë. Në datë 7 e denoncuam, policia ia kaloi prokurorisë, më thanë e ka marrë Evisa Hyka, shkova të pyes, por nuk më pranonte. I bëra kërkesë prokurorit, ai tha ia nisa Krimeve të Rënda. Nuk më pranonte prokurorja, mora prokurorin dhe i them kam këtë prokupim. Më priti ajo pastaj, dhe më tha nuk kam më punë se e kam nisur te Krimet e Rënda. Këtu në Fier më thonin, nuk ke punë këtu, në 4 shtator shkova te Krimet e Rënda. Këta prokurorë bien njerëzit vërdallë, ka qëndruar dosja 8 muaj këtu. Në Tiranë më thanë këtu nuk ka gjë, nuk ka ardhur gjë. Më dha një letër, erdha kërkova Evisën, kërkova drejtuesin e prokurorisë së rrethit nuk më priti, polici tentoi të më nxirrte me forcë.  

Çfarë bërë më pas?
Gjatë kësaj kohe nuk kam pasur asnjë kontakt as me kunatin, as me nipërit dhe as me mbesën. Kunatit nuk i kemi thënë asnjë gjë. Të gjithë e dinin njerëzit e kunatit, por e mbuluan. U vërtetua që atë ditë që ishte mbytur dhe se i kishte thyer krahun. Pas shumë tentativash më priti prokurori i Fierit, i thashë- 8 muaj dosja e fshehur këtu, më thatë që ka shkuar në Tiranë! E gjeti avokati që unë futa, që dosja ishte në Fier. Në 12 shtator dosja u dërgua te Krimet e Rënda në Tiranë. Mjekun nuk e kam takuar e gjeta, pasi u bë denoncimi.

Të priti prokurori?
Po më priti dhe i thash nga 7 janari dhe deri sot asgjë, dosja nuk ka shkuar në Tiranë. Ai tha e nisëm sot, më tha nuk të jap shpjegime ty. I bëra letër Ramës, Xhafës dhe Llallës. Më kthyen përgjigje, do të shqyrtohet dhe do të kthejmë përgjigje. Në krye të 15 ditëve më thirri Besnik Muci, te Krimet e Rënda. I thash kërkoj zhvarrim. Më tha do të vij në Fier, erdhi edhe e vërtetoi. Edhe kunata dha deklarimet dhe u vërtetuan gjërat. Sot e mora përgjigjen saktë në TV. Më mori një punonjës i policisë Fier, më pyeti për disa gjëra, i thash nuk kam lidhje me nipërit.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?