Fatmirësisht ka rezultuar pa pasojë për jetën një aksident në Valias të Kamzës ku e përfshirë ka qenë edhe patrulla e policisë, e cila ka aksidentuar një fëmijë. I mituri me inicialet K.B është nën kujdesin e mjekeve, ndërsa po trajtohet në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Nga hetimi ka rezultuar se efektivi i policisë nuk ka qenë i dehur sipas testit të alkoolit me drager por shpejtësia dhe pakujdesia kanë shkaktuar aksidentin.
I mituri K.B është dërguar në spital me makinën e policisë ndërsa për disa orë efektivi T.Gjonpalaj është shoqëruar në komisariat dhe është proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
SHqiptarja.com mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 të pasdites së 13 Prillit 2020 teksa Gjonpalaj ka qenë në patrullim në zonën e Valiasit, ndërsa aksidenti është shënuar në rrugën ''Përjetësia''.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)