Ekskluzive/Zgjedhjet e KE në
FSHF, si u manipulua raundi 2 

Ekskluzive/Zgjedhjet e KE në<br />FSHF, si u manipulua raundi 2 <br /><br>
Thellohet skandali i zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit. Report TV zbulon një tjetër manipulim të rezultatit për Komitetit Ekzekutiv, kësaj radhe në raundin e dytë. Duke disponuar ekskluzivisht videon e plotë dhe të pandërprerë, me zë dhe figurë, duke mbajtur në mënyrë ekzakte votat, ashtu siç i lexon kryetari i Komisionit të votimit, Report TV zbulon se zoti Edmond Spahiu është shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

EDmond spahiu
(Edmond Spahi)

Në raundin e dytë, nga ku do të dilnin katër anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, pasi 5 u zgjodhën në raundin e parë, votuan 43 delegatë. Në raundin e dytë fitonin 4 kandidatët që merrnin më shumë vota.

Pas numërimit të përpiktë të Report TV, më shumë vota kishin Enkeled Alibeaj, 29, Edvin Libohova, 26, Bardhyl Minxhozi, 21 dhe Kristian Gjidoda 17. Për 3 të parët edhe komisioni kishte numër të njëjtë votash. Po për çudi, në vend të Gjidodajt, fitues shpallet Edmond Spahiu me 18, që në fakt kishte marrë vetëm 14 vota, duke i shtuar 4 vota.

votat
(Numërimi i votave për sëcilin e kandidatëve)

Ashtu si në raundin e parë, kur Ekrem Spahiu afrohet te komisioni i votimit për t’u sqaruar, edhe Kristian Gjidodaj habitet dhe shkon pranë anëtarëve të komisionit. Report Tv, menjëherë pas zgjedhjeve, pati kontaktuar kryetarin e komisionit të votimit, zotin Kastriot Gurra, i cili sqaroi se ishte bërë gabim dhe do të protokollohej në FSHF që fitues ishte Kristian Gjidodaj.

E vërteta qëndron se numërimit i votave është bërë korrekt, ndërkohë kur është bërë hedhja e të dhënave, sekretaria e FSHF-së ka bërë një gabim, duke mos hedhur votat reale. Zotëria në fjalë ka bërë një ankimim, do mblidhet komisioni dhe do ta verifikojë. Ai Gjidodaj është provuar faktikisht që duhet të jetë anëtar i Komitetit Ekzekutiv” – ka theksuar Kastriot Gurra, kryetar i Komisionit të Votimit.

Por në fakt, Edmond Spahiu rezulton anëtar i Komitetit Ekzekutiv, që mori pjesë edhe në mbledhjen e parë të qeverisë së futbollit shqiptar më 21 shkurt. Po kush është Edmond Spahiu?  Ai është administrator i kompanisë Alb Star, firmës ndërtuese të stadiumit “Arena Kombëtare”, ku FSHF ka pjesën e vet të investimit.

Kandidimi i tij përbënte konflikt interesi, për të mos kaluar pastaj te manipulimi. Një anëtar komiteti, i zgjedhur në mënyrë të parregullt, ndër të tjera, do të duhet të miratojë ose jo edhe fondin e investimeve për stadiumin kombëtar, ku Edmond Spahiu është administrator i firmës ndërtuese.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron