Ekskluzive/Report Tv zbardh itinerarin e 613 kg kokainë Kolumbi-Maminas

Report Tv siguron ekskluzivisht itinerarin e lëvizjes së kontejnerit me 613 kg kokainë të sekuestruar në Maminas të Durrësit ku rezulton se ai ka udhëtuar për 38 ditë nga Kolumbia deri sa të mbërrinte në Durrës.

Kontejneri me kokainë rezulton se është vendosur fillimisht në portin e Turbos Kolumbi më datë 12 janar 2018 në ora 15:00 e një ditë më pas në ora 18:00 është vendosur në anije për tu nisur drejt Livornon Itali.

Në Itali ky kontejner ka mbërritur pas 14 ditësh, dhe më 27 Janar në ora 15:56 minuta ka zbritur në portin italian ku dhe i është nënshtruar kontrollit fizik në të gjitha arkat e bananeve dhe nuk është konstatuar droga. 12 ditë ka qëndruar ky kontejner në portin e Livornos dhe më 8 shkurt 2018 është nisur me destinacion Maltën për të mbërritur këtu më 11 shkurt ora 13:37 minuta.

Pa ju nënshtruar asnjë kontrolli në Maltë kontejneri ka qëndruar për 6 ditë për të lënë Maltën më 17 shkurt 2018 ora 15:02 minuta. Dy ditë më pas ky kontejner mbërrin në Durrës më 19 shkurt 2018 në ora 22:00 në mbrëmje dhe është vendosur në terminalin e kontejnerëve.

Tetë ditë pasi kontejneri mbërrin në Durrës përfaqësuesit e kompanisë “Arbri Garden” janë paraqitur në port për të tërhequr porosinë që ata kishin dhënë për banane dhe kontejnerin në të cilin ishin fshehur 528 pako me një total prej 613 kg kokainë.

Në këto tetë ditë sipas materialeve që disponon Report Tv kontejneri ka qëndruar në terminal dhe vetëm kontrolli me analizë risku dhe skaner ka mundur të identifikoj sasinë e kokainës pasi me mbërritjen në Durrës të kontejnerit nuk ka pasur asnjë informacion as nga Kolumbia, as nga Italia dhe Malta nëse ishte konstatuar apo jo drogë.  

l.q/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale