Eksodi, Basha: Dyshja Rama-Meta
përgjegjëse, shpëtimi në 21 qersho

Eksodi, Basha: Dyshja Rama-Meta<br />përgjegjëse, shpëtimi në 21 qersho
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka drejtuar gishtin tek qeveria sa i përket numrit të lartë të shqiptarve që janë larguar drejt vendeve të BE. Pas mbledhjes së grupit të PD-së, Basha tha se përgjegjëse për eksodin është dyshja Rama-Meta.

Sipas tij në 2014,16 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE, ndërsa në tre muaj të 2015 janë po 16 mijë kërkesa. Basha ka theksuar se, faktorët që po çojnë qytetarët drejt eksodit janë varfëria dhe papunësia, të instaluar sipas tij nga qeverisja aktuale e premtimeve të mëdha. 

"Për shkak të varfërisë dhe papunësisë, tek qytetarët u mpiks ideja e arratisjes. Qeveria euforike e premtimeve të mëdha ka dështuar. Sot më keq se dje dhe nesër më keq se sot është perspektiva me këtë qeveri. Rama dhe Meta tallen me qytetarët, shpërfillin problemet dhe përqeshin partnerët ndërkombëtarë", theksoi Basha. Fjala e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha

Ai iu bëri thirrje shqiptarëve që të ndalojnë këtë eksod, pasi rrezikohet seriozisht vendosja e vizave për Shqipërinë.  Nga ana tjetër, kreu i partisë më të madhe të opozitës ka nënvizuar se ky subjekt politik ka ofertën më të mirë për ndryshimin e situatës, duke ftuar qytetarët që të votojnë djathtas në zgjedhjet e 21 qershorit

Oferta e PD­-së ndaj shqiptarëve tha Basha është “mos rritja e taksave publike, madje ulja e tyre”. Sipas tij, Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet partia e investimeve publike, e sipërmarrjes dhe punësimit.

“Përballë janë kandidat e dyshes Rama – Meta që do të shpenzojnë për luks e asgjë për qytetarët. Oferta jonë është demokracia pjesëmarrëse. Atë që injoron harta, do ta vëmë në jetë me qeverisjen vendore”,­deklaroi Basha.

Ai kritikoi ashpër edhe hartën e re administrativo­territoriale të miratuar nga maxhoranca, duke theksuar se dyshja qeverisëse Rama­Meta kanë mashtruar për ligjin e decentralizimit.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar