"Eksodi", Enver Hoxhaj: Qytetarëve 
kosovarë duhet t'u rikthehet shpresa

kosovarë duhet t'u rikthehet shpresa">
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i ftuar në A1 Report për 7-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është ndalur gjerësisht në shkaqet e largimit të qytetarëve nga Kosova, por edhe për se çfarë duhet bërë për ta frenuar këtë fenomen.

“Ka shumë qytetarë që presin shumë më tepër. Ka një ulje të personave që po largohen. Qeveria duhet të ketë si prioritet vetëm zhvillimin ekonomik.  Nuk ka goditje më të madhe për një shtetet se sa braktisja. Ndryshimi i demografisë është përtej debatit se çfarë duhet të bëjë opozita. Krahas  hapave vitalë duhet të ketë edhe një rigjenerim të kulturës së Shpresës. Marrë në tërësi, qytetarët e Kosovës nuk kanë jetuar ndonjëherë më mirë se në Kosovën e 2015-së . Duhet komunikuar me qytetarët. “- tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Në 7 vite kemi arritur shumë, njohjet u bllokuan nga ngërçi politik
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës ka deklaruar në studion e A1 Report se 7 vite pas shpalljes së Pavarësisë, shteti i ri ka arritur shumë kjo edhe falë mbështetjes së ndërkombëtarëve.

Lidhur me shtetet që njohin Pavarësinë e Kosovës, Hoxhaj shton se Rasti i Kosovës është i veçantë, pasi kanë ndjekur rrugën e njohjes nga çdo shtet dhe jo rrugën e njohjes kolektive përmes OKB-së.
 
Ai thekson se ky proces është penguar edhe për shkak të ngërçit politik të krijuar gjatë 2014-s.
“Rasti i Kosovës është i veçantë nuk kemi ndjekur njohjen Kolektive, ne kemi vendosur të ndjekim një proces që të njihemi nga çdo shtet. Vitet 2009-2010, njohja ka qenë thuajse automatike kemi pasur njohje të shumta. Kur jam bërë Ministër i Jashtëm kam hartuar një strategji për të rritur njohjet për Pavarësinë, për të luftuar për çdo njohje. . Në vitin 2014 për shkak të ngërçit politik nuk kam mundur të zbatoj detyrën.”- tha Hoxhaj- i cili shtoi se “Beteja për njohje ka qenë shumë komplekse, para se të shkoj në çdo takim të di se cilat ishin argumentet e tyre për Kosovë, të kuptoja se si e kuptonin ata Të drejtën Kombëtare. Se në fare grupi ato kanë qenë të rreshtuara.”
 
Largimi i Jabllanoviç Hoxhaj: Gjuha e tij raciste, traditë e politikanëve serbë
Gjithashtu Enver Hoxhaj deklaroi se e ka mbështetur largimin e ministrit të listës serbe, Jabllanoviç. Ai theksoi se ky veprim duhet të kthehet në kulturë duke larguar çdo zyrtar që përdor një gjuhë fyese.

“Jabllanoviç mirë që u largua, gjuha e tij raciste, traditë e politikanëve serbë. Duhet të krijojmë një kulturë të tillë që kush bën një gabim të tillë të largohet. Lista Serbska besoj se do kthehet në ditën në vijim sërish në Qeveri.”- tha Enver Hoxhaj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota