Eksodi kosovar, BE: Faji i qeverisë
që nuk i ndalon, numri shumë i lartë

Eksodi kosovar, BE: Faji i qeverisë<br />që nuk i ndalon, numri shumë i lartë
Largimet e kosovarëve drejt vendeve të BE-së, kalojnë edhe numrin e emigrantëve nga Siria dhe Afganistani. Këto janë të dhënat  nga zyra e KE-së. Brukseli zyrtarë e ka bërë përgjegjëse kryesore Qeverinë e Kosovës, për emigrimin e kosovarëve drejtë vendeve të Bashkimit Evropian. Zyra për informim e Komisionit Evropian, përmes zëdhënëses, Milica Petroviç, ka thënë se qeveria e Kosovës, duhet të marr masa strikte për ndalimin e emigrantëve.

“Qeveria e Kosovës duhet të rritë fushatën e saj informative për emigrantët, të forcojë kontrollin kufitar në përputhje me të drejtat themelore, të hetojë kompanitë e autobusëve që mundësojnë udhëtimin nga Kosova si dhe të forcojë bashkëpunimit operacional me vendet transit dhe vendet e destinacionit”, ka thënë Petroviç.

Gjatë viteve të fundit rritja e emigrantëve kosovarë drejt vendeve të zonës Shengen është rritur vazhdimisht.

Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Milica Petroviç, nga dhjetori i vitit të kaluar, 40 përqind e kalimeve ilegale, drejt Eurozonës, vinë nga qytetarët kosovarë, duke e tejkaluar kërkesat edhe të emigrantëve që vinë nga Siria dhe Afganistani.

“Që nga shtatori 2014 ka pasur një rritje të vazhdueshme në zbulimin e pikë kalimeve të parregullta të kufirit, nga qytetarëve të Kosovës, në kufirin serb-hungarez dhe në të gjitha kërkesat e Kosovës për azil në Hungari dhe Gjermani. Nga dhjetori i vitit 2014 llogariten se qytetarët e Kosovës përbën rreth 40 përqind të kalimeve ilegale drejt BE-së, duke kaluar edhe sirianet dhe afganistanët”, është shprehur Petroviç.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ende nuk ka ndonjë të dhënë për migrimet e qytetarëve të Kosovës këtë vit. Ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë, janë duke përsëritur në vazhdimësi se asnjë nga vendet e tyre nuk japin azil për qytetarët e Kosovës.


Marrë nga RTK

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf