Eksodi, vajza 2‐vjeçe nga Kosova
humb jetën rrugës për në Hungari 

Eksodi, vajza 2‐vjeçe nga Kosova<br />humb jetën rrugës për në Hungari 
Një fëmijë e moshës dy vjeçare nga komuna e Vitisë në Kosovë, ka humbur jetën ndërsa po kalonte rrugën për në Hungari. Sipas mediave kosovare 2-vjeçarja me inicialet A.M është nga fshati Beguncë.

Togeri Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë për Rajonin e Gjilanit, ka thënë se deri më tani nuk është raportuar për një rast të tillë, pasi një gjë e tillë nuk është përmendur as në njoftimet e mengjesit.

Sipas tij, ka pasur interesim të gazetarëve në lidhje me rastin, por Policia Rajonale nuk ka marrë një informatë të tillë. Në fshatin e saj të lindjes, në Beguncë të Vitisë, është thënë se vajza ka ndërruar jetë para dy ditësh dhe se familja e vajzës tashme është në përgatitje të dokumentacionit për kthimin e trupit të saj të pajetë në vendlindje 




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia