Eksodi, Vetëvendosja protestë me
autobusë me fotot e qeveritarëve
Aktivistët e Vetëvendosjes kanë zgjedhur të protestojnë duke nisur në rrugët e Prishtinës autobusë me fotot e liderëve të qeverisë Kosovës në formë përfaqësimi të largimit të kosovarëve drejt shteteve të Europës
PRISHTINE - Aktivistët e Vetevendosjes kanë zgjedhur sot që të protestojnë në një formë tjetër duke nisur në rrugët e Prishtinës autobusë me fotot e liderëve të qeverisë Kosovës në formë përfaqësimi të largimit të kosovarëve drejt shteteve të Europës.
Kosova, po ballafaqohet me krizën më të madhe ekonomike dhe sociale prej përfundimit të luftës deri më sot. Akumulimi i problemeve për 15 vite me radhë si papunësia e lartë, varfëria e skajshme, mungesa e perspektivës, janë shkaktarët kryesorë që kanë bërë që mijëra qytetarë të Kosovës të largohen nga vendi.
(Ne foto: Autobusi me te cilin protestuan aktivistet eVetevendosje)Arsye tjetër e largimit të qytetarëve është humbja e besimit tek qeveria e krijuar me 9 dhjetor.
Lidhur me këtë çështje, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar sot një aksion simbolik pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku vendosi një autobus brenda të cilit shiheshin politikanët, të cilët duhet të largohen nga vendi, për t’iu kthyer shpresa qytetarëve të Republikës.
“
Është interesant të përmendet fakti që derisa qytetarët prisnin ndryshimin përmes krijimit të një qeverie pa PDK-në numri i të larguarve nga Kosova ishte shumë i vogël. Të dhënat zyrtare për azil në Austri thonë se në muajin qershor të vitit 2014 në atë shtet kërkuan azil 40 qytetarë nga Kosova, në muajin korrik 41, ndërsa në dhjetor, menjëherë pas themelimit të qeverisë, ky numër u shtua në 784. Vetëm në Gjermani deri më 31 dhjetor, sipas të dhënave zyrtare gjermane, kanë kërkuar azil 6.908 qytetarë nga Kosova”, tha para mediave deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Faton Topalli, duke shtuar se
mosveprimi i Qeverisë përballë kësaj situate lë të nënkuptohet se pushtetarët përmes ikjes së qytetarëve po tentojnë ta sigurojnë paqen sociale në Kosovë.
“
Qeveria po harron se në Kosovë janë të gjithë të varfër. Pra, jo vetëm 121.000 qytetarët që jetojnë me nga 63 cent ne ditë, jo vetëm 90% e rinisë që janë të papunë, jo vetëm 90% e grave të papuna, jo vetëm pensionistët me nga 75 euro, por edhe ata 300.000 të punësuar që nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet e veta pa u zhytur në kredi. Këta 300.000 të punësuar, i kanë 450.000 kredi. Pra, mesatarisht secili nga ata e ka nga një kredi e gjysmë”, theksoi Topalli.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28