Eksperienca ime tek Onkologjiku në QSUT

Eksperienca ime tek Onkologjiku në QSUT

Qendra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'

Gjatë qershorit shoqërova nënën për 17 ditë mjekimi tek onkologjiku. Nuk kisha qene asnjëherë në këtë repart dhe nuk kisha qëndruar aq gjatë kurrë më parë në spital.

U vendosëm në pavionin e Radioterapisë i cili ndodhet në katin e 4 dhe eksperiencën time po e ndaj këtu, duke renditur shërbimet e qasjet që duhen përmirësuar për të mirën e pacientëve. Nën optikën e një shoqëruese pacienteje mendoj që duhen ndryshime në organizim, në infrastrukturën e shërbimeve dhe është nevoje esenciale të investohet në aparatura e trajtime bashkëkohore siç është Pet skaneri, Gamma Knife apo imunoterapia.

1. Është gjithë Shqipëria me një "spital onkologjik" (që ofron shërbime të tipit paliativ) i përqendruar vetëm në Tiranë. Të gjithë përplasen aty që nga jugu në veri, duke shkaktuar kaos, mungese shërbimi nga mbingarkesa e mbi të gjitha pacientët nuk marrin shërbimin që i'u nevojitet. Vijnë nga maja e Ersekës ose maja e Kukësit për shërbime, radiologjie e kimioterapie, kur këto duhet t'u ofrohen fare thjesht në qytetet më të afërta. Qoftë për lehtësira shëndetësore, (pacienti nuk udhëton orë të gjata vajtje-ardhje) por edhe për lehtësira ekonomike. Ka më pak kosto bileta në qytetin më të afërt sesa të vijnë deri në kryeqytet. Me pak fjale, duhen decentralizuar shërbimet onkologjike edhe në qytetet e tjera. Për shembull spitali i Durrësit është i certifikuar dhe duhet të ofrojë shërbime paliativi, radioterapie, dhe të mbulojë kimioterapinë e më shumë sëmundje. E njëjta gjë të bëhet edhe për qytetet e tjera, që pacientët e sëmundjeve imune të mos udhëtojnë me orë të tera për të marrë kurim. Minimumi një spital në jug e një në veri duhet të funksionojnë me kapacitetin e onkologjikut për të arritur rezultate të dukshme. Plus të ofrojnë mjekim, ose përkujdesje paliative, në rast nevoje për gradat e avancuara të sëmundjeve autoimune, konkretisht për gradën e 5, sepse ky shërbimi nuk është luks, por një domosdoshmëri.

2. Organizimi i brendshëm i shërbimeve, si pritja e pacientëve për shtrim dhe planifikimi i kemiove ditore është një vuajtje për pacientët e shkrete. për shembull, të sëmuret që vinin nga qytetet e tjera me rekomandim për shtrim (si mami im) duhet të kalonin si fillim nga urgjenca të bënin analizat për shkak të burokracisë. Rezultatet e analizave përcaktonin pavionin e shtrimit pavarësisht rekomandimit apo faktit që kishte një kartelë të hapur brenda onkologjikut (disa trajtime kemiosh bëhen vetëm në Tiranë). Pra s’ka një  urgjence të mirëfilltë paliative. Kjo ishte një procedurë qesharake që pacientit i sjell lodhje, vuajtje dhe stërmundim. Gjithë kjo mesele 4-5 orëshe mund të shmanget fare lehtë duke regjistruar kartelat mjekësore në formën digjitale, në një sistem të posaçëm kompjuterik, lehtësisht i aksesueshëm dhe i koordinueshëm nga të gjitha spitalet e vendit, e të hidhen aty të gjitha të dhënat e pacientëve si; vizitat, analizat, diagnostikimet, trajtimet etj. Kjo jo vetëm do lehtësonte shërbimet, por edhe mjekët do përcaktonin më lehtë diagnozën, duke u orientuar drejt problemit. Do zhdukte një herë e mirë kartelat e stërmëdha me faqet si çarçaf, plus pacienti apo ai që e shoqëron s’do luante me rolin e robotit për të përsëritur çdo mjeku që takon pothuajse gjithë progresin e sëmundjes. Do hiqte një herë e mirë marrjen me vete të çantës (më të madhe që ke në shpi) për letrat me analiza, rekomandime, fletëhyrje, fletëdalje, përgjigje, disqe, skanera, imazhe, grafi etj. Thjeshtë me numëron e kartës identiteti do regjistrohej dixhital-isht çdo kartele mjekësore po ashtu edhe çdo vizitë apo konsulte e të sëmurit.

3.Qershia mbi tortë qëndronte tek organizimi i shërbimit ditor të kimioterapisë. Është për të vënë duart në kokë forma dhe mënyra e qasjes të tij. Të fillojmë që nga dera ose hyrja, ku pacientët pavarësisht se janë me planifikim presin t’u thirret emri nga koordinatorët e organizimit për të marrë trajtimin venoz. Skandaloze! Imagjinoni një pacient me tumor grade e 4-të që ka udhëtuar me autobus nga maja e Fierit apo Ersekës, nga Kukësi apo Tropoja drejt Tiranës dhe i duhet të presë akoma për të marrë trajtimin, diku i shtrirë në lulishtet përreth spitalit deri sa organizatoret t’i lexojnë emrin. Sa e dhimbshme aq edhe e kobshme! Salla e kemios ditore në katin e pare është aq e vogël sa rrezik as të sëmuret e Tiranës nuk zë, lere pastaj ata nga qytetet. Do ishte me e drejte që gjithë holli i onkologjikut (hyrja kryesore) të transformohej në salle pritjeje me poltrone e shtretër për pacientët e planifikuar për kemio. Të mos presin përjashta nga 2 - 3 ore, sa t'u vije radha ose t'u lexohet emri si me qene në ushtri por dera të jete e hapur për ta, që të akomodohen e të marrin ndihmën direkt. Është gjithë ai korridor i madh me gjithë atë hapësire boshe, me një  sportel me 3 recepsioniste që kurrë këmbë robi nuk pash aty, që zëne hapësirën kot. Kurse pacientët presin përjashta në 38°- 40° ose minus kur është ftohtë. Shërbimet e sportelit mund të ofrohen përmes dritareve ose nga ana tjetër, kështu të sëmurët do kenë përparësi.

4.Duhet me patjetër që onkologjiku të pajiset me aparaturat e duhura për diagnostikim apo trajtim të sëmundjeve imune. Në asnjë spital shtetërore nuk gjendet PET Skaneri, aq i rëndësishëm për gjurmimin e metastazave në kohe. As trajtimi apo rrezatimi me Gamma Knife, TrueBeam and CyberKnife për tumoret e kokës dhe të trupit. Shumë pacientë do i ndihmonte trajtimi me Radioterapi nëpërmjet mjeteve të lart përmendura. Gjithashtu duhet të filloje urgjentisht implementimi dhe përdorimi i Imunoterapise si forma me rezultative tani për tani kundër sëmundjeve tumorale. Kjo do jepte shpresë dhe zgjidhje sepse ilaçet imunoterapeutike kushtojnë jashtëzakonisht shumë dhe gjenden vetëm jashtë Shqipërisë e jo të gjithë kanë mundësi ti sigurojnë. Nuk besoj që pajisjet apo Imunoterapia kushtojnë më shumë sesa orenditë qindra milionëshe për zyrat e drejtuesve të QSUT. Pse të trajtojmë të sëmuret tanë në Turqi apo gjetke për mungese aparaturash?! Lëme ca drejtore pa lukse dhe problemi u zgjidh.

5. Kur mendoj që hidhen tendera milionash për arredime zyrash dhe pacientët tumoriale të gradave të ndryshme vuajnë nga vapa sepse pavioni s’ka as sistem ngrohje as ftohje me ikën truri. Kur zbrisnim në katin e 1 për seancat, sistemi i ftohjes punonte kudo nëpër zyra dhe nëpër korridore. Kurse në katin e 4 që tarraca ishte afër, nuk kishte sistem ftohje ndaj vapa behej e padurueshme, gjë që ndikonte tek ata pacientë që kishin probleme në rrugët respiratore ose me mushkëritë. Gjithë pavioni prej më shumë se 25 shtretërish nuk kishte një frigorifer për ujë të paktën. Në gjithë atë të nxehte afrikan uji (I ngrirë) nuk qëndronte i ftohtë më shumë se 2 orë, e imagjinoni vete sa shishe ujë kam blere për 17 ditë. Aty kishte pacientë që duhet të qëndronin më shumë se 1 muaj për shkak të trajtimit. Ujë kishte 24 orë edhe dushe për t’u larë, por nuk kishte lavanderi për rrobat personale të të sëmurëve. Këtu nuk e kam llafin për çarçafët (ato ndërroheshin çdo ditë nga personeli), por për rrobat vetjake të vetë pacientëve, sidomos të atyre që janë nga larg. Binte në sy edhe fakti që personeli nuk kishte dorashka gjate venjes ose heqjes se vigoneve, i përdornin vetëm në raste specifike. Kjo përbën rrezik për përhapjen e viruseve dhe bakterieve nga një ri pacient tek tjetri. Mungonte edhe alkooli dezinfektues për duart në dhomat e pacientëve, por personeli mendoj që kishte për përdorim vetjak tek infermieria. Ndërsa presa i përket personelit në përgjithësi ishin korrekt, të sjellshëm e të komunikueshëm.

Për ta përmbledhur, shërbimet onkologjike dhe paliative duhet të shtohen në qytete kyçe ose të decentralizohen (jo vetëm në Tiranë), që tu vinë sado pak në ndihme pacientëve në trajtimin e patologjive të sëmundjeve autoimume.

Pajisja e aparaturave radioteraputike për tumoret e kokës dhe trupit është nevojë baziko-jetike për të sëmurët e kësaj kategorie dhe ndoshta shpresa e fundit e zgjatjes se jetës për ta. Imunoterapia duhet të implementohet sa me pare si mjekimi me rezultativ që shkenca një h deri tani.

T'u lehtësojmë dhimbjen duke u krijuar kushtet e përshtatshme për aq kohë sa sëmundja i lejon të jetojnë mes nesh.

P.s E vetmja gjë e mire në korridoret e pavionit ishte prezenca e Drinit. Rrezatonte energji dhe përcillte pozitivet, tamam si ai dielli pas shiut, ishte si Luani mes Hienave.

Kurse e keqja e pavionit ishte vetëm ndonjë infermiere e tipit "Arta" që i ka hyp vetja në qejf që s'punon turn nate dhe fillon e jep "urdhëra" ose do "respekt" me ngritje në këmbë si në kohen e komunizmit. Kush e di çfarë i dukej vetja. Se mora vesh, "shpërthimin ose dalldisjen e saj" e kishte nga mosha, nga punësimi me" mik" apo ishte filozofi e edukimit  socialisto-komunist. Mbase normat dhe rregullat e Hipokratit as që i ka lexuar se për t'i zbatuar s'behej llaf.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Macoku: 08/07/2022 23:48

    Kam pas rastin e mire dhe te keq te provoj onkologjikun e tiranes dhe humanizmin e onkologeve te italis Si thot babi im As derrat sduhet ti dorzojm ne onkologjikun e tiranes

    Përgjigju
  • luljeta Kote: 08/07/2022 22:07

    zonja ministre te marre masa per kete mjeke laboratori qe vecse punon aty punon e ne tre vende te tjera duke shitur pergjigjet e biopsive

    Përgjigju
  • rezi: 08/07/2022 15:02

    Shumë mirë që ngre problemet, sigurisht që nuk duhet të bien në vesh të shurdhër. Por ti mund të shkruaje dhe në e-albania dhe ta shtroje problemin me profesionalitet. Më tërhoqi vëmëndjen ajo "Arta" që ti e përshkruan si arrogante. Ne që jemi rritur me sistemin e mëparshëm nuk mbaj mënd që infermjerja të kërkonte t'i ngriheshin në këmbë njerëzit, as mjeku...këto i shpikni ju që s'e keni idenë rolin që kish secili në shoqëri. Kishte dallkaukë edhe atëhere, por ti shih të sotmen, guxo të thuash atë që ndjen me fakte dhe profesionalizëm e jo me krahasime pa bukë. Të shkuara nënës tënde dhe uroj të reflektosh për etikën në gazetari. Gjuha pa etikë e gazetarit, nuk ndihmon në zhvillimin e shoqërisë.

    Përgjigju
  • Emigranti: 08/07/2022 14:35

    “Gazetare” te shkuara mamase. Mua, pavaresisht se jetoj ne Amerike, mu desh te perballesha me Onkologjikun e QSUT. Eshte tmerr i vertet dhe nje cinizem ne nivele shtazarake! Ben mire qe shkruan por stili jot ka nevoje per riperpunim! Fjala e shkruar eshte “Arme” e fuqishme, por ti e ke cuar dem me detaje shterpe dhe mllef personal (madje dhe duke cituar emra) me menyre aspak profesionale! Meso cfare eshte arti i narracionit, qe ta pikturosh problemin me qellim qe te shkundesh ndergjegjet e njerezeve dhe politikaneve.

    Përgjigju
  • Besa: 08/07/2022 14:25

    Eshte nje kombinim ndermjet "kuadrit socialist" sipas dizenjimit zhgarravinatist te pasardhesit te lavdishen te PPSH shokut Rama. Per te cilin, pamvaresisht se si gjithe shumica jone origjinojme nga male e fusja lumenj e keneta te Shqiperise (fshatra) meqe soji i vet e pru ne Tirane dhe vete leu ne Tirane ku dhe edukua dhe punesua, sipas stilit komunist, i biri i shokut x, nipi i shokut y, si i gjithe brezi i tij "tirons" Erseka jote, Kuksi i komshiut tim apo Divjaka, i duken pa rendesi. Dhebpo sipas tij dhe surreteve identike nen vete, edhe Spitalet, edhe Policite, edhe Prokurorite apo Gjykatat i do ne Tirane. Me cna pane syte ne keto supervjedhje te ketyre monstrave, arrij te kuptoj qe nese faza e pare e Ramakataklizmes ishte te perzinte nga vendi intelektualet ndermjet 30-40 vjec (mjeke, infermiere, mesues, profesioniste te tjere) tani me fazen e dyte ka per qellim te heqe cdo mundesi aksesi neper qendra te banuara dhe detyroje edhe ata qe kane ngelur te dynden drejt Tiranes. Dhe te fshije permes ligjeve mafioze cdo fshat neper Shqiperi dhe zhvase cdo Mal e pasuri te paluajtshme. Deputetet e Ramekataklizmes, ministrat, qeveritare e puthadoret e tyre, i jane sulur Shqiperise per te privatizuar dhe bere "pronare". Ashtu si pasardhesit komuniste, edhe keta, perdorin si arme ate qe supozohet te parandaloje te tilla cmenduri dhe mbroje popullin. E kam fjalen per SHTETIN. Qe Ramekataklizma e ka kthyer ne biznes mafioz.

    Përgjigju
    • Niku: 08/07/2022 16:16

      Po, Rama, ai qeni i ka bere gjithe keto te zeza, ata qe ishin para tij ishin qibare. Cdo vend ka udheheqesit qe meriton, nuk e ka fajin Rama, e keni ju qe nuk ngrini zerin kur duhet dhe per cfare duhet, por dilni ne proteste per bythen e Saliut dhe jo per gjendjen e spitaleve e shkollave, qe vrisni vellezerit per nje cope toke, por nuk ngrini zerin ate cope toke ua merr shteti, qe rizgjidhni ne krye dike qe i ve flaken vendit, dhe pranoni te keni President dike qe vret e vjedh pa i hyre gjemb ne kembe. Dhe kur vjen puna tek ndryshimi ngrini duar ne qiell dhe prisni dike tjeter t'ua sjelle, qofte ky Zoti, Amerika, Gjermania, apo kushdo qofte tjeter. Mentalitet komunist qe priste cdo gje nga Partia.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë