VIDEO/ Eksperienca unike e ngjitjes në malin e Gjallicës, 40 të rinj hiking në majën më të lartë të Kukësit

Viteve të fundit në Kukës, dukshëm është rritur numri i të rinjve që bëjnë hiking, nxitur dhe nga udhërrëfyesit e zonës.

Rreth 40 të rinj nga Kukësi dhe Tirana ecën në këmbë në shtegun malor nga fshati Mustafaj-Tërshenë deri në majën e Gjallicës.

Të rinjtë përgjatë ecjes janë befasuar nga bukuritë e këtyre zonave turistike, por që nuk janë promovuar sa duhet.

“Është atraksion mbreslënës. Qëllimi ynë është të promovojmë sportet e aventurës, ftojmë të rinjtë të na bashkohen. Kemi kërkesa, por ende nuk është bërë promovim sa duhet. Ka nevojë dhe për markim të shtigjeve”, thanë Beqir Halilaj  dhe Alban Xhaferri, guidere lokalë të Kukësit.

Gjallica, 2489 metra mbi nivelin e detit, është mali më i lartë në bashkinë e Kukësit. Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve ofrojnë mundësi  për të shijuar çdo detaj të turizmit malor në çdo stinë.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë