Disa ekspertë besojnë se interneti tashmë po zotëron jetën tonë, ku 1 në 12 minuta ne e kalojmë duke naviguar në internet.
Ekspertët besojnë se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë se kaq. Sipas tyre, ajo që ka nxitur aktivitetin tonë në internet, kanë qenë pikërisht aparatet celularë smartphoneose siç quhen ndryshe 'telefonat e zgjuar'.
Në tre persona, dy prej tyre zotërojnë një të tillë. Një anëtar i Shoqërisë Psikologjike Britanike, Graham Jones e cilësoi internetin pjesë integrale të jetës së njeriut, për qeveritë, bizneset dhe shoqërinë.
Jones gjithashtu shtoi se interneti ndikon në kujtesën tonë. "Kërkimi në internet mesa duket ka efekte ne kujtesën tonë.
Për shembull, për të gjetur një informacion ne nuk përdorim kujtesën tonë, por përdorim vetëm Google", u shpreh Graham Jones.
Sipas tij, njerëzit janë të obsesionuar të kontrollojnë faqen e tyre të Facebook, dhe kjo për shkak sepse ata janë më shumë të obsesionuar me njërëzit të cilët i bëjnë 'Like' në statuset e tyre.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com