Ekspertët amerikanë: Variantet e reja paraqesin 'kërcënim real' për përparimin e vaksinimit, paralajmërojnë një valë të katërt (VIDEO)

Variantet e Covid-19 paraqesin një 'kërcënim real' për përparimin e vaksinës, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore amerikane.  Përhapja e varianteve shumë ngjitëse të koronavirusit po kërcënon rifillimin e një vale të katërt të pandemisë pas një rritje potenciale të rasteve në SHBA, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i shëndetsise.

Kryetarja e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve infektive(CDC) tha se ishte e shqetësuar nga të dhënat e fundit Covid-19.

Dr Rochelle Walensky tha se rreth 70,000 raste të reja në ditë ishin regjistruar javën e kaluar dhe ishin shënuar afro 2,000 vdekje në ditë në të njëjtën periudhë.

"Ju lutem më dëgjoni: në këtë nivel të rasteve, me përhapjen e varianteve të reja, ne do të humbasim plotësisht ato që kemi fituar me vështirësi. Këto variante janë një kërcënim real për njerëzit dhe fitoren e luftës."

Ka shumë versione të ndryshme të Covid-19 por ekspertët e shëndetit janë veçanërisht të shqetësuar për disa prej tyre që janë më ngjitës, përfshirë ato të zbuluara së pari në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil.

CDC ka parashikuar që varianti shumë ngjitës B.1.1.7 i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar do të bëhet lloji dominues në SHBA këtë muaj.

“Ne kemi aftësinë për të ndaluar një valë të katërt të rasteve në vend. Ju lutemi qëndroni të fortë dhe respektoni masat," tha ajo.

 Në total, SHBA kanë regjistruar më shumë se 28 milion të infektuar dhe mbi 500,000 viktima nga Covid-19, sipas të dhënave të Organizatës Botërore e Shëndetsisë.

Shkencëtarët besojnë se vaksinat aktuale ofrojnë mbrojtje edhe ndaj varianteve të reja.  SHBA kishte administruar më shumë se 76 milion doza vaksine, më shumë se çdo vend në botë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar