Ekspertët amerikanë: Rusia vendos rezerva cilësisë së ulët

Ekspertët amerikanë:  Rusia vendos rezerva cilësisë së ulët

Operacionet ruse në Ukrainë vazhdojnë të jenë kryesisht të bllokuara dhe të rrënuara nga çështje logjistike, sipas një vlerësimi nga Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA.

Në përmbledhjen e përditshme të fushatës, instituti vuri në dukje se forcat ruse nuk kryen asnjë operacion sulmues pranë Kievit të hënën, dhe në vend të kësaj përforcuan pozicionet e tyre mbrojtëse.

Në mënyrë të ngjashme, forcat ruse në Ukrainën verilindore mbetën të ndenjura dhe nuk kanë qenë në gjendje të zgjidhin çështjet e logjistikës, tha instituti.

Në Mariupol, nga ana tjetër, instituti beson se forcat ruse kanë bërë "përparim të ngadalshëm por të qëndrueshëm" dhe kanë granatuar infrastrukturën civile. Instituti beson se qyteti do të bjerë diku në javët e ardhshme.

Përveç kësaj, instituti tha se Rusia është detyruar të vendosë rezerva "të cilësisë së ulët", duke përfshirë "njësi të gatishmërisë së ulët" nga Lindja e Largët e Rusisë, për të zëvendësuar humbjet në njësitë luftarake të vijës së parë.


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve