Ekspertët amerikanë: Vaksinohuni me vaksinën kundër fruthit, shytave dhe rubeolës për t’u mbrojtur nga Covid-19 (VIDEO)

Një tjetër shpresë për të luftuar infeksioni nga koronavirusi vjen prej vaksinës MMR, deri tani e përdorur kundër infeksioneve fruthit, shytave dhe rubeolës.

Sipas studiuesve, kjo vaksinë mund të shërbejë për të zbutur infeksionin Covid

Ekspertët e Shoqatës Amerikane të Mikrobiologjisë janë shprehur se vaksina MMR nuk jep efekte anësore dhe është veçanërisht e efektshme për profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilët mund të ekspozohen lehtësisht ndaj Covid-19.

Studimet klinike të kryera mbi vaksinën kundër fruthit, shytave dhe rubeolës kanë treguar se ajo është e shumë e fektshme në parandalimin e infektimit nga Covid.

Sipas disa studimeve, edhe të dhënat epidemiologjike kanë treguar se popullatat të cilat banojnë në zonat gjeografike që vaksinohen me MMR, e kanë shkallën e vdekshmërisë nga koronavirusi më të ulët krahasuar me ato zona që nuk e kanë detyrim vaksinimin kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.

Simptomat e buta të vërejtura te 955 marinarët amerikanë të anijes “USS Roosevelt”,  të cilët u testuan pozitive për Covid-19, sipas ekspertëve mund të kenë qenë pasojë e faktit se përpara shpërthimit të infeksionit në anije, gjithë rekrutët e marinës amerikane u vaksinuan me këtë lloj vaksine

Sipas studiuesve, COVID-19 nuk ka ndikim të madh tek fëmijët dhe adoleshentët pikërisht sepse ata përgjithësisht janë të mbrojtur nga infeksionet virale pasi deri në njëfarë moshe trajtohen me vaksina. Ata gjithashtu sugjerojnë që edhe të rriturit dhe mosha e tretë duhet të vaksinohen me MMR.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale