Publikimi i pagave të qytetarëve për muajit janar dhe prill 2021, si edhe targat e automjeteve të shtetsve kanë ngjallur reagime të shumta, dhe prej ditësh është kthyer në debatin kryesor si në media, ashtu edhe në rrjetet sociale. Nëse ekspozimi i të dhënave personale të qytetarëve nuk hetohet siç duhet, për ekspertin e sigurisë Fatjon Softa ka vetëm një zgjidhje. 

“Çfarë duhet ti them unë shtetit tim kur ti më ekspozon targën e makinës, kartën e identitetit, identitetin tim, më ekspozon përball kujtdo. Sa i sigurt jam unë nesër, unë i dhashë përmjet jush informacion botës së krimit. Nëse do të merret me mua ose me këdo ai është i ekspozuar me identitetin e tij, ku banon, sa financa ka, ky është një shqetësim i jashtzakonshëm. Reagim do ketë, por ato janë të rradhës, siç kaloi edhe ata për fushatën, patronazhistët, nëse kalon edhe një herë kështu do të thotë që duhet me marrë valixhet e të çohesh të ikësh. Çfarë duhet të ndodhi më shumë se sa kaq, kur gjithçka doli dhe u zbeh, u duk sikur ra shteti në një moment. “-shprehet Softa.

Avokati Saimir Vishaj thotë për Report TV se publikimi i listave është një kundravajtje penale, por kjo duhet të ndryshojë me ligj.

“Nuk besoj që dalja e të dhënave është krim, është një kundravajtje besoj që ka një zyrë e komisiomnerit i cili ka detyrimin për ti mbrojtur. Kundravajtje penale, ligjvënëse duhet të ndërhyj në ligj për të mos e konsideruar më veprim të klundraligjshëm por duke e quajtur krim.”-thotë Vishaj.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi Robert Gajda çmon rëndësinë e marrjes së masave për të mos u përsëritur i njëjti rast. 

“Është problematike, edhe pse shoqëria jonë nuk ka ndjeshmërinë e duhur mbi të dhënat personale. Institucionet dpo duhet të jenë mbrojtëse dhe garantuese të të dhënave personale. Ti japin garanci shoqërisë mbi ruajtjen e tyre. Ajo që ndodhi ndodhi por është e rëndësishme të mos ndodhi më në të ardhmen, të hetohet që të mos dalin edhe të dhëna të tjera si gjendja shëndetësore etj.”-shprehet Gajda.