Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka reaguar me fjalë prekëse pas ndarjes nga jeta, ditën e sotme të avokatit Saimir Vishaj në moshën 60-vjeçare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lila ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij, duke ndarë edhe një fotografi nga një moment i përbashkët, ku shfaqet pranë avokatit.
“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, Daja Saimir! Me hidhërim të thellë ju presim në Funeral Alba 2000 për përshëndetjen e fundit”, shkruan këngëtarja në mesazhin e saj.
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj, ishte shtruar në gjendje të rëndë te Trauma pasi ra nga shkallët







