Lexuesit e buzëve kanë rrëfyer se çfarë është diskutuar gjatë takimit privat ndërmjet udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidentit koreanojugor Moon Jae-in javën e kaluar.

Moon dhe Kim zhvilluan një takim historik në Shtëpinë e paqes, në kufirin ndërmjet dy koreve, ku ata nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi dhe denuklearizimi për t’i dhënë fund luftës koreane që zgjat prej dekadash.

Dy udhëheqësit bënë një shëtitje gjatë takimit, ku u dukën së po kryenin një bisedë të thellë.

Tani disa profesionistë të leximit të buzëve kanë analizuar një video të diskutimit të tyre, duke bërë të ditur se udhëheqësit koreanë u fokusuan të armët bërthamore, si dhe ndërveprimi i tyre me SHBA-të dhe Donald Trump.

'Ishte e vështirë të kuptohej e gjithë biseda, por në fragmente fjalë kyçe si ‘fabrikat e armëve bërthamore’’ ‘Trump’, ‘Shtetet e Bashkuara’ dhe ‘Kombet e Bashkuara’ u përmendën”, - raportoi një prezantues i një televizioni japonez, sipas Ëashington Post.

Pavarësisht se Kim dhe Moon ecën larg gazetarëve dhe kamerave, ekspertët e fjalimeve thanë se Moon përmendi fjalët ‘fabkrikat bërthamore’ dhe ‘Trump’, ndërsa Kim foli për “Shtetet e Bashkuara” dhe ‘Kombet e Bashkuara’.