Ekspertët e mjedisit kërkojnë zgjatjen e moratoriumit të gjuetisë

/ATSH/ - Ekspertët mjedisorë bien një një mendje, kur e cilësojnë Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë si shembullin e sukseshëm që pas aplikimit të moratoriumit të gjuetisë.
Pelikani kaçurrel, shpendi që ka qenë i paktë në numër e që i ka munguar për vite natyrës shqiptare, për vitin 2014 dhe 2015 ka ardhur duke u shumuar.
Sipas përfaqësuesit të Drejtorisë së Biodiversitetit, Ermal Halimi, Ministria e Mjedisit po vlereson mundesine e shtyrjes edhe më tej te moratoriumit te gjuetisë, duke patur parasysh edhe porosine e kryeministrit Rama.
Në konferencën për shtyp për moratoriumin e gjuetisë, organizuar nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, ekspertët mjedisorë kanë theksuar se moratoriumi në një vit nuk e ka zhdukur gjuetinë ilegale, por lufta ndaj sa është e dukshme. 
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike