Ekspertët gjermanë: Omicron do të sjellë fundin e pandemisë!

Ekspertët gjermanë: Omicron do të sjellë fundin e pandemisë!

Foto ilustruese

Varianti Omikron mund të sjellë fundin e pandemisë dhe kalimin e saj në sëmundje endemike. Ekspertët gjermanë shpjegojnë se ekzistojnë koronaviruse me të cilët njerëzit kanë bashkëjetuar e i kanë përballur mjaft mirë për dekada apo edhe shekuj të tërë.

Disa prej tyre njihen si OC43, 229E ose HKU1 dhe shkaktojnë kryesisht infeksione të padëmshme, thote DW. Te lodhur nga pandemia dy vjeçare, njerëzit tani me të drejtë pyesin se kur do të behet edhe Sars Cov2 i padëmshëm.

Por Omicroni, i përshkruar në fillesat e tij nga një shkencëtar gjerman i një “dhuratë Krishtlindjesh për botën”, duket mund të rezultojë vërtet i tillë. Një sërë ekspertësh vlerësojnë se varianti i rij mund të sjellë fundin e sëmundjes në formën e saj të rëndë.

Ata mendojnë se në 2022-shin, do të bëhet kalimi nga pandemik në endemi e në momentin që virusi shndërrohet në endemik, c nuk përhapet më në valë agresive, por është vazhdimisht i pranishëm në një nivel më të ulët. Problemi është se ai do të vazhdojë të jetë i pranishëm dhe me shumë mundësi përgjithmonë.

Rritja e konsiderueshme e numrit të infektimeve me Omikron, e ka shtyn virologun, Hendrik Streeck, të jetë i sigurt se çdo qytetar do të infektohet të paktën një herë në jetën e tij me koronavirus.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korrupsioni në vend, Rama për VOA-n: Nuk është aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme! Thuhen shumë të pavërteta që duken atraktive

Korrupsioni në vend, Rama për VOA-n: Nuk është aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme! Thuhen shumë të pavërteta që duken atraktive