Ekspertët - Imamit: Helikopteri
mund t’i vrasë VIP-at shqiptarë

Lidhur me blerjen e helikopterëve për transportin e personaliteteve dhe për shërbime të tjera të dobishme, qeveria Berisha ka lidhur tashmë kontratë me kompaninë franceze “Eurocopter”, shumë vite më parë.
Por, aktuslisht, del në pah fakti se, përpara se të lidhej kontrata, ministria ngriti një grup pune, në përbërje të të cilit ishin pesë ekspertë të Forcave Ajrore, mes tyre edhe komandanti i detashmentit të transportit VIP, major Ndrec Llusku. Atyre iu kërkua vlerësim për blerjen, që duhet të ishte opinioni bazë për të firmosur kontratën.


RRËZIMI
Pas analizës së hollësishme, ekspertët rrëzojnë kontratën, me argumentet: "Grupi i punës e konsideron ofertën e paraqitur nga kompania 'Eurocopter' date 22.12.2010 për helikopterët 'EC 135' dhe 'EC 145' si jo të përshtatshëm për transportin ajror të personaliteteve tëlarta të shtetit. Helikopteri më i pranueshëm për këtë qëllim rekomandojmë të jetë 'EC 155', pasi ka kapacitete transporti, volum tëbrendshëm shfrytëzimi dhe specifikime teknike të një kategorie më të lartë se 'EC 135' dhe 'EC 145'". Grupi I punës nuk ka dhënë një vlerësim të vetin lidhur me çmimin e blerjes së helikopterëve, por rrëzon kontratën për disponueshmërinë e tyre.

Lexoni shkrimin e plotë në Shqiptarja.com

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira