Ekspertët italian: Mjaft më me terrorizëm psikologjik për Covid

Ekspertët italian: Mjaft më me terrorizëm psikologjik për Covid

A po rimerr forcë koronavirusi? Nëse po, a duhet të kemi frikë nga një valë e dytë Covid?"

Giorgio Palù, virolog dhe këshilltar për emergjencën shëndetësore në Rajonin Veneto ka deklaruar se ‘Alarmet e ekzagjeruara dëmtojnë sistemin shëndetësor’ kurse Matteo Bassetti, specialist i sëmundjes infektive dhe drejtor i Klinikës në spitalin San Martino në Genova është shprehur se ‘ka studiues që shprehen me bindjen e tyre të çalë se Covid, si edhe Gripi Spanjoll do të na vrasë të gjithëve’.

Sipas tij, në kohën e këtij të fundit nuk kishte as antibiotikë dhe se është e vërtetë se Covid është 10 herë më vdekjeprurës se gripi, por vdekshmëria e tij në Itali është rreth në 1.5% kurse në botë diku te 3.5%.

Për Matteo Bassetti-n, një prej autoriteteve më në zë të shëndetësisë në Itali, klima terroriste e përhapur po bën që drejt spitaleve të vrapojë cilido që ka një temperaturë prej 37.2 gradë dhe cilido që ka kollë, duke besuar se janë prekur nga sëmundja fatale

 A do të ketë një valë të dytë?

Kurba e infeksionit në Itali po rritet pas disa javësh qetësie relative por sipas ekspertëve kjo nuk do të thotë se do të ketë një valë të dytë infeksioni në dimër apo vjeshtë.

Për gazetën italiane ‘Il Giornale’, Bassetti u shpreh se "Nëse me valë të dytë nënkuptojmë shtrimet në spital si në muajt mars dhe prill, kjo nuk do të ndodhë’.

 Virologia italiane Ilaria Capua, drejtuese e ‘One Center of Excellence Health Center’ në Universitetin e Florida në SHBA, ka përqafuar tezën e shumë ekspertëve të tjerë, siç është profesori italian Matteo Bassetti, sipas të cilit duhet të bëhet një dallim i qartë midis të infektuarve dhe të sëmurëve.

Capua: Të infektuarit nuk janë të sëmurë

Në një intervistë për ‘Sky Tg24’, Capua tha se duhet të shikonte me kujdes ajo që po ndodh në Itali, ku gjendja në spitalet Covid as që mund të krahasohet me situatën e mëparshme. Ajo më pas sqaroi se rritja e numrit të pozitivëve ditëve të fundit është për faktin se njerëzit nuk mund të mbyllen përgjithmonë në shtëpi. 

“Jemi në verë dhe padyshim që lëvizim edhe për pushime, por është mirë të kuptojmë se numrat e fundit nuk janë njerëz të sëmurë nga Covid por të infektuar nga koronavirusi”.
Capua, megjithatë theksoi se ky virus nuk do të largohet për momentin dhe do të duhet të mësohemi të kalojmë me atë një kohë të gjatë. Disa vende kanë kuptuar se si ta trajtojnë situatën e emergjencës shëndetësore dhe po përpiqen ta mbajnë atë nën kontroll. 

Virologia italiane tha gjithashtu se "në vendet e tjera si SHBA, veçanërisht në shtetin e Florida-s, qarkullimi viral është shumë më aktiv. 

"Unë sinqerisht jam mjaft e shqetësuar për atë që do të ndodhë në SHBA dhe shikoj me shumë kujdes atë që po ndodh në Evropë. Në Itali, për mendimin tim, gjendaj është përmirësuar ndjeshëm. Virusi qarkullon në disa popullata, njerëzit më të brishtë kanë kuptuar që duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë maska".

Sipas saj, pandemia Covid nuk zhvillohet në të njëjtën mënyrë kudo. Lombardia, Londra dhe New York janë tre raste të ndryshme. 

“Nëse largonim qytetet e mëdha nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, koronavirusi nga një infeksion shumë më i rëndë se gripi, do të ishte një formë normale gripi”

A paraqet rrezik rikthimi në shkollë?

Për profesorin italian Matteo Bassetti, edhe pse fëmijët do të rikthehen në klasa, asgjë nuk ka për të ndodhur. Disa studime të botuara në revista të tilla si Science, Pediatrics, New Journal Journal of Medicine, tregojnë jo vetëm që shumë të rinj nuk sëmuren, por edhe që kur infektohen lehtë e transmetojnë virusin me vështirësi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen