TIRANE - Ekspertët e ekonomisë shprehen optimiste për planin e lehtësues që do të ndërmarrë Banka Qendrore Europiane në lidhje me mos zhvlerësimin e mëtejshëm të euros kundrejt dollarit amerikan.
Lëvizjet në tregjet valutore ndërkombëtare priten të reflektohen edhe në kursin e këmbimit të lekut ndaj monedhave të tjera. Eksperti, Ilirjan Ligaçaj, thotë se, ndryshe nga sa ka ndodhur historikisht, kësaj radhe dobësimi i euros ndaj dollarit do të reflektohet në një masë të caktuar edhe në kursin me lekun.
Ndërsa për sa i takon dollarit amerikan, reflektimi i kursit ndërkombëtar do të jetë më i drejtpërdrejtë dhe pothuajse proporcional me forcimin e monedhës së gjelbër ndaj euros. Kjo do të thotë se leku do të dobësohet më tej ndaj dollarit amerikan.
Ekonomia shqiptare ka një nivel të lartë të euroizimit, ndaj rrjedhimisht efektet më të rëndësishme do të vijnë nga ndryshimet në kursin euro - lek. Duke qënë një ekonomi me pozicion të jashtëm defiçitar, në teori Shqipëria mund të ketë përfitime nga dobësimi i euros. Ndonëse do të fitojmë më pak nga eksportet, një dobësim i euros do të sjellë ulje të kostos së importeve.
Gjithashtu, një dobësim i euros do të ndihmonte shumë kredimarrësit në valutë, që në terma sasiorë janë në shumicë në sistemin financiar shqiptar. Rreth 60% e totalit të kredisë është në valutë dhe kryesisht në euro, çka do të thotë se individët dhe bizneset me të ardhura në lekë do të përfitojnë nga kursi i këmbimit dhe do të paguajnë më pak. /ATSH/
/Shqiptarja.com