Ekspertët ukrainas u bashkohen hetimeve në Poloni, Zelensky: Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur

Ekspertët ukrainas u bashkohen hetimeve në Poloni, Zelensky: Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur

1668375160_wqeww.jpg

Pas sulmit me raketa në Poloni, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk është në dijeni se çfarë ka ndodhur në Poloni.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Por unë jam i sigurt se ishte një raketë ruse”, tha presidenca ukrainase në një deklaratë duke cituar Zelensky, raporton news.sky.

Gjatë një fjalimi në forumin e Ekonomisë, Presidenti ukrainas, Zelensky, tha se ekspertët ukrainas do të marrin pjesë në hetimin për të kuptuar rrethanat e incidentit në Poloni.

“Kemi marrë konfirmimin se ekspertët tanë do të marrin pjesë në hetim. Derisa të përfundojë hetimi, nuk mund të themi saktësisht se cilat raketa ose pjesë të tyre ranë në tokën polake. Por ne kemi parë fotot e  diametrit të goditjes. Nuk mund të jenë vetëm mbetjet e sistemeve antiraketë”, tha Zelensky.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot