Eksperti: 3 sekonda shmangin aksidentet në kryqëzime (VIDEO)

TIRANE - Aksidentet në Tiranë janë një problematikë e përditshme e kryeqëzimeve kyçe. Kultura e dobët e përdorimit të mjetit dhe pulsimi i semaforëve përgjatë orëve të natës, sipas ekspertit autoteknik Artur Sulçe, janë faktorët kryesor të përplasjeve të mjeteve. Sipas tij, pjesa më e madhe e drejtuesve nuk respektojnë nënin 143 të Kodit Rrugor, i cili lidhet me përparësinë e mjeteve. Në pikën 1 dhe 2 të këtij neni është e përcaktuar që në kryqëzime mjetet duhet të ndalojnë për të shmangur aksidentet, sidomos në ato pa semafor.

“Konstatojmë se në kryqëzim askush nuk e zbaton Nenin 143 të Kodit Rrugor, pika 1 dhe pika 2, që kur afrohesh në kryqëzim, në raste se nuk ka semafor duhet të ndalosh të vija e STOP-it”, shprehet eksperti.

Për të shmangur këtë problematikë, sipas Sulçes, Kuvendi duhet të ndryshoj nenin 143, duke saktësuar ndalimin e automjeteve të detyrueshëm për dy apo tre sekonda. Sipas Sulçes, nuk duhet të punohet vetëm në drejtimin e saktësimit të gjobave.

“Në këndvështrimin e Nenit 143 të Kodit Rrugor, që kur vjen pranë një kryqëzimi je i detyruar të ulësh shpejtësinë deri në ndalim, të saktësohet e të mos ngelemi vetëm tek saktësimi i gjobave dhe të rrisin gjobat. Të saktësohet edhe ky element teknik, që në çdo kryqëzim, i cili është i pa pajisur me semafor, të ndalohet dy deri në tre sekonda”, thotë Sulçe.

Një tjetër problem që inxhinieri Sulçe vëren janë edhe parkimi i mjeteve në afërsi të kryqëzimeve, duke penguar pamjen e makinave në lëvizje. Në këtë pikë, sipas tij, duhet punuar për të gjetur fajtorin jo për dy makinat që përplasen, por atë që është e parkuar dhe ka sjell aksidentin.

“Në një kryqëzim ju keni parë herë pas here dhe parkime të mjeteve deri në buzën e kryqëzimit, nuk lejohet. Kjo ndodh pasi nuk ka vendosur sinjalistikën horizontale, trekëndëshin ku ta pres. Fajin në një aksident që ndodh në këtë kryqëzim për shkak të mungesës së dukshmërisë nga ky mjet, e merr mjeti i parkuar”, shton eksperti.

Aksidentet që ndodhin brenda Tiranës, pavarësisht se nuk kanë pasoja të rënda në njerëz, janë një fenomen i vazhdueshëm. Në pjesën më të madhe të rasteve mbyllen me gjoba, por përmirësimi duket se ka nevojë të vij përmes disa ndryshimeve të Kodit Rrugor, konkretisht përmirësimi i Nenit 143, në pikat 1 dhe 2.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore