Eksperti britanik ngre alarmin për sëmundjen e difterisë: 80% janë emigrantë shqiptarë në qendrën e azilkërkuesve

Eksperti britanik ngre alarmin për sëmundjen e difterisë: 80% janë emigrantë shqiptarë në qendrën e azilkërkuesve

Ekspertët shëndetësorë në Britaninë e Madhe po paralajmërojnë shpërthimin në qendrat pritëse të azilkërkuesve të difterisë, një sëmundje akute, tepër ngjitëse, që shkaktohet nga një bakter i quajtur Corynebacterium diphtheriae.

Sëmundja shumë ngjitëse që prek lëkurën, hundën dhe fytin, deri më tani është përhapur në një qendër të përpunimit të azilkërkuesve në Kent. Në këtë qendër është raportuar më herët të ketë shumë shqiptarë të mbërritur në Britani me gomone, që presin t’u trajtohet kërkesa për azil.

Dr Simon Clarke, profesor i biologjisë në Universitetin e Reading, ka deklaruar se infeksioni mund të përhapet dhe në popullatën e përgjithshme, raporton The Sun.

“Ndoshta do të ketë imunitet të mjaftueshëm në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të parandaluar transmetimin në shkallë të gjerë, por nuk do të më befasojë nëse ndodhin shpërthime më të vogla, të lokalizuara. Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa difteria është potencialisht një kërcënim serioz për shëndetin publik, ajo mbetet e trajtueshme me antibiotikë nëse diagnostikohet mjaft herët”, tha ai në një intervistë për The Sun.

Foshnjat dhe fëmijët në Britani janë vaksinuar kundër difterisë, që do të thotë se rastet janë të rralla dhe se rreziku për publikun është më i ulët.

Ministri i emigracionit deklaroi se infeksioni është potencialisht i rrezikshëm për migrantët, ku deri më tani, 50 emigrantë të cilët kanë mbërritur në Britani këtë vit janë diagnostikuar me difteri.

Dy persona janë shtruar në spital dhe një tjetër ka vdekur, raportuan të dielën Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani (UKSHA).

Azilkërkuesit me simptoma të difterisë do të vendosen në izolim, tha Robert Jenrick. Ministri i emigracionit u tha kolegëve se emigrantët që tregojnë shenja të sëmundjes shumë ngjitëse do të veçohen nga të tjerët për një “periudhë të shkurtër” në qendrën e përpunimit Manston në Kent ose do të mbahen në një “qendër izolimi të caktuar” ndërsa trajtohen.

Numri i azilkërkuesve me infeksion u rrit në nëntor në 27 raste, krahasuar me 18 raste të raportuara në tetor dhe vetëm një çdo muaj midis qershorit dhe shtatorit.

50 rastet e difterisë në vitin 2022 janë një rritje e konsiderueshme nga viti i kaluar, kur ishin vetëm 10 të raportuara në Britani.

Sipas të dhënave të siguruara nga UKHSA, shumica e rasteve u gjetën në juglindje të Anglisë, ku ndodhet Manston.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës