Eksperti Gjipali: Pa gjyqësor të pavarur Shqipëria nuk integrohet në BE! Objektiv, plotësimi i kushteve deri në 2030

Eksperti i integrimit Gledis Gjipali, njëkohësisht dhe drejtori ekzekutiv i "Lëvizjes  Evropiane", ka komentuar në Report Tv rekomandimet e Komisionit Europian për zbatimin e reformave për integrimin në Bashkimin Europian.

Pas takimit Shqipëri-BE të nënkomisionit për Drejtësi, Liri e Siguri i mbajtur në Bruksel, KE vlerësoi progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe thekson rëndësinë e përfundimit në kohë të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve,

Eksperti Gjipali thotë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, se pa një gjyqësor të pavarur vendi ynë nuk integrohet në BE.

“Pa gjyqësor të pavarur një shtet e ka të pamundur të anëtarësohet. Problematika në shtetin e së drejtës kanë edhe vendet anëtare, është një fushë delikate, kërkon vazhdimisht që reforma të ecë. Të jetë në kontroll të cilësisë dhe shpejtësisë, të dy elementët.

Një sërë kapitujsh që janë përmbledhur në grupin e parë, 5 kapituj, më kryesori është ai drejtësisë, kapitulli me luftën kundër krimit të organizuar, prokurimi publik, statistika dhe kontrolli financiar që kanë të bëjnë me menaxhimin financiar”, tha Gjipali.

Gjipali shprehet se objektiv i mundshëm është integrimi në BE, por thekson se duhet shumë punë për kapitullin e reformës në drejtësi, pasi nëse ngec ky kapitull, ngec i gjithë procesi.  

“Kapitulli 23 më i rëndësishme dhe progresi në këtë grupkapitull ndikon edhe tek kapitujt e tjerë. Nëse nuk ecim mirë, pavarësisht nëse mund të jemi mirë në kapitujt e tjerë, i gjithë procesi ndalon. Është kapitulli i parë që hapet dhe i fundit që mbyllet”, tha Gjipali.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë