Eksperti i ekonomisë Preçi: Qeveria të heqë dorë nga ligjet për amnisti fiskale e legalizim të kanabisit, fokusi të jetë prodhimi vendas

Situata ekonomike në vend, për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi, është e favorshme për sipërmarrësit e mëdhenj dhe qeverinë, por jo për qytetarët.

Sipas Preçit, janë mekanizmat veprues të qeverisë që e kanë sjellë situatën në këtë pikë, ku çmimet janë të larta, paketat e ndihmës të pamjaftueshme, ndërsa diskutohen ligje për amnisti fiskale ose legalizim të kanabisit mjekësor, që për ekspertin favorizojnë pastrimin e parave të drogës.

“Si kanabisi mjekësor si amnistia fiskale favorizojnë pastrimin e parave, ndërsa qeveria këmbëngul për ndryshimin e projektligjit pavarësisht reagimit të Komisionit Evropian që u shpreh kundër”, u shpreh Preçi në emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report TV e gazetarin Andi Kapxhiu.

Preçi tha se edhe rënia e ndjeshme e monedhës së euros, ku kursi i këmbimit është aktualisht 1 me 118,37 lekë, ka ardhur si pasojë e parave informale që qarkullojnë në vend. Eksperti i ekonomisë theksoi se forcimi i parasë përkundrejt euros nuk është në interes të qytetarëve, por të bankave dhe të qeverisë.

“Një monedhë e fortë kombëtare nuk është tregues e shëndetit të ekonomisë por e zhbalancimit. Dëshmi e pakundërshtueshme e një oferte të rritur në tregun vendas. Shkak për rënien e euros është rritja e informalitetit. Qeveria dhe banka janë të lumtur, por bizneset nuk janë të favorizuara. Duhen monitoruar tregjet dhe kanalet përmes të cilave paratë informale hyjnë në ekonomi”, tha eksperti.

Eskperti Preçi theksoi se shteti dhe bankat kanë rritur depozitat, por rritja e depozitave nuk është e shëndetshme nëse kapitali nuk absorbohet nga bizneset dhe qytetarët. Ai shprehu keqardhje për mënyrën se si qeveria menaxhoi të ardhurat shtesë nga rritja e çmimeve, ku subvencionoi ndërtuesit.

Për ekspertin, zgjidhja më optimale në këtë kohë krize është që qeveria të investojë në prodhimin vendas.

Nuk është shëndet pasurimi i depozitave, por thithja, absorbimi nga bizneset. Ndjej keqardhje për mënyrën e menaxhimit të të ardhurave suplementare të shkaktuara për rritjen e çmimet, pra, fakti që u shpërndanë te sipërmarrësit që iu cenua fitimi, jo ekzistenca. Qeveria është mandatuar për të vendosur barazi në tregje, jo për të shkelur konkurrencën duke krijuar favore. Më e rëndësishme nuk janë lëmoshat, qeveria duhet të heqë dorë nga lojërat me kanabis dhe të shtojë prodhimin vendas. Të shohim burimet që kemi dhe t’i përdorim në mënyrë racionale. Në kushte krize çdo vend iu rikthehet burimeve të vendit. Jemi kthyer në vend pos-kolonial, eksport i lëndëve të para dhe përfitime modeste në buxhetin e shtetit. Buxheti i shtetit nuk merr asgjë. Qeveria të fokusojë potencialet drejt prodhimit vendas. Të hiqet dorë nga eksperimentet që rrisin pasiguritë juridike”, u shpreh eksperti i ekonomisë.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës