TIRANE- Në një mbledhje sekrete me dyer të mbyllura anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare takuan një ekspert amerikan të FBI-së të ardhur në Shqipëri për disa takime sekrete me kreun e qeverisë si dhe me ministrin e Mbrojtjes.

Mësohet se qëllimi i këtij takimi, i cili zgjati rreth 40 minuta, ishte pikërisht informimi i ekspertit amerikan lidhur me hartimin dhe zbatimin e ligjit për kontrollin parlamentar të Komisonit të Sigurisë. Ndërkohë që deputetët e pranishëm në këtë mbledhje, pasi nuk ishin të gjithë anëtarët e komisionit, dëgjuan eksperienca nga DASH lidhur me mbikqyrje nga Komisionet e Sigurisë në SHBA. Në të njëtën kohë mësohet se nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, raportoi dhe informoi eskpertin amerikan të FBI-së lidhur me eksperiencën e hidhur të Partisë Socialiste për pengimin që i është bërë nga ana e organeve të caktuara për moslejimin e kontrollit parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes. "Nënkryetari i këtij komisioni, i shpjegoi agjentit të FBI-së ekseperiencën tonë për bllokimin që na u bë nga ana e shumicës qeverisëse për kontrollin parlamentar që kërkonin të bënim mbi Ministrinë e Mbrojtjes. Ai dëgjoi me vëmendje çdo shqetësim që kishte opozita parlamentare lidhur me moszbatimin e ligjit për hetimin parlamentar që kërkohet nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare në vend", thuhet për gazetën Shqiptarja.com.

Nga ana e tij, edhe eksperti i FBI-së për pak minuta përmblodhi shembuj nga eksperienca amerikane për mbikqyrjet parlamentare që janë bërë atje, "Ekseperti i FBI-së na tregoi dhe eksperienca për hartimin e ligjeve të mbikqyrjes së sigurisë nga Departamenti i Shtetit Amerikan", thuhet për gazetën Shqiptarja.com. Ndërkohë që eksperti i FBI-së mësohet se do të kryente disa takime të tjera lidhur me njohjen dhe zbatimin e ligjeve përsa i përketë mbikqyrjes parlamentare, nga ana e Komisionit të Sigurisë.

DESHTIMI
Megjithëse kanë kaluar disa muaj, mbikëqyrja parlamentare si forma më e lartë e kontrollit mbi institucionet e sigurisë, që është kërkuar nga opozita ende nuk është realizuar në Ministrinë e Mbrojtjes, madje askush nuk e di në ç'rrugë do të verifikohen akuzat e rënda që janë hedhur. Ndërkohë që në këtë histori akuzash është përfshirë për herë të parë që nga krijimi në vitin 1991 edhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë, si pjesë e rëndësishme strukturore e Ministrisë së Mbrojtjes. Mbi të janë hedhur akuzua për tejkalim të kompetencave në ushtrimin e detyrës, për blerje të paligjshme të një pajisjeje me aftësi interceptuese, si dhe për blerje të dy armëve tip snajper. Të gjitha këto për të përgjuar opozitë dhe trupën diplomatike në vend gjatë takimeve në selinë rozë.

FBI NË TIRANË EDHE PËR ZBARDHJEN E 21 JANARIT

Ardhja e ekspertizës së bërë nga Byroja Federale e Hetimit  në Shtetet e Bashkuara, FBI, në Tiranë për ngjarjen e 21 Janarit, ku humbën jetën 4 demonstrues, sollën një rrjedhë të re në hetimin dhe zbardhjen e fakteve. Pas takimit në Prokurorinë e Tiranës, vetëm pak ditës pas ngjarjes së 21 Janarit, organ nga ku dolën dhe kërkesat për arrestimin e kreut të Gardës, shoferit të tij dhe përgjegjësit të shërbimit kompjuterik të Kryeministrisë, ekspertët e FBI morën kontaktet me grupin hetimor lidhur me këtë çështje. Pjesë e ekspertëve ishte dhe vetë prokurori federal i Shteteve të Bashkuara, Majk Kein.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)