Eksperti i kriminalistikës: Studenti u bazua në leksionet e mia dhe u kthye ‘skifter’ në Greqi! Habiti policinë me vjedhjet që kreu

Eksperti i kriminalistikës: Studenti u bazua në leksionet e mia dhe u kthye ‘skifter’ në Greqi! Habiti policinë me vjedhjet që kreu

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço

Eksperti i Kriminalstikës, Ervin Karamuço ka treguar një histori sesi një ish-student i tij ka përdorur leksionet e marra nga ai për të vjedhur në Greqi. Historia është ndarë nga vetë Karamuço përmes një postimi në ‘Facebook’, i cili shkruan se ish-studenti i tij sapo kishte dalë nga burgu i Patrës dhe ishte deportuar në Shqipëri pasi ka vuajtur dënimin, pasi kishte vjedhur disa vila.

Ish-studenti kishte ndjekur në grabitje një ‘truk’ të dëgjuara nga leksionet, që të mos përdorë doreza pasi linin gjurmë gishtash, por pas disa muajsh ai është arrestuar nga policia greke për vjedhjeve, ndërsa ka vuajtur edhe dënimin.

“Profesor ti më ke përgatitur për jurist, por unë leksionet e tua i shfrytëzova për të qenë hajdut i suksesshëm në Greqi. Këtë më tha dje një ish studenti im, i cili sapo kishte dalë nga Burgu i Patrës dhe ishte deportuar për në Shqipëri. Fillova me tre të tjerë të grabitja vila tha. Nuk vishja dorashka ngaqë na kishe thënë se ato kur i heq mbajnë ende profile gjurmësh. Ndaj përdora një metodë tjetër. Lyeja gishtat me ngjitës "attack" dhe maskoja profilet papilare. I habita ca kohë ata të policisë greke, sepse në kamera më shikonin pa dorashka, por në vendngjarje nuk gjenin asnjë gjurmë. U arrestuam mbas 6 muajsh. U zbuluam nga një pakujdesi në shitjen e orendive të vjedhura. Vuajta dënimin dhe tani jam në Tiranë. Për disa çaste më ngjau vetja bashkëfajtor, ula kokën e përshëndeta dhe u largova”, shkruan Karamuço.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/10/2022 03:15

    Jeta imiton artin dhe anasjelltas./BREAKING BAD/ alla shqiptarce.Ndryshimi i vetem qendron se ky ekspert nuk eshte perziere dhe vete ne krim.Mire do te ishte qe keto lloj //hollesish profesionale// te mos jepen ne media.Ai studenti ishte nje dru i shtrember qe i vuri njohurite e tij ne sherbim te Djallit e ne dem te vetes,por nuk duhet qe padashje t'i specializojme kriminelet tane qe i kane veshet gati perhere,per te mesuar hilene me te re,per t'ia hedhur org.te rendit.

    Përgjigju
  • Genci: 16/10/2022 14:42

    Ky eksperti eshte nje kelysh komunisti qe e ka pas baben gjykates te komunizmit,dhe shpik gjera duke pare enderra me sy hapur ,eshte bere me keq se ato mashtrusat qe dalin perdite ne media vetem per tu dukur,eshte nje kokrra injorantit dhe ne shkolle ka qene ngeles legeni,po normal ta lesh baben gjykates te dikatatures ça do bohesh....

    Përgjigju
  • Delinquenti: 16/10/2022 14:25

    Ju te gjithe jo vetem ti jeni njerez plera se shumica e krimeve behen ne baze te leksjoneve qe jepni ju neper studiove televizive ASNJE NUK I KONTROLLON NUK E MENDOJN SE ÇAR THONE DHE SE SA I MADH ESHTE DEMI QE BOJN DHE LEJNE MRAPA "LEKSJONEVE NEPER TV"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë