Eksperti i shëndetësisë Fauci: Më e keqja për sa i përket COVID-19 nuk ka ardhur akoma, pritet pas festave të fundvitit

Eksperti i shëndetësisë Fauci: Më e keqja për sa i përket COVID-19 nuk ka ardhur akoma, pritet pas festave të fundvitit

Anthony Fauci

Eksperti i shëndetësisë Anthony Fauci, ka shprehu frikën e tij se më e keqja për sa i përket koronavirusit nuk ka ardhur akoma dhe pritet pas festave të fundvitit.

"Unë ndaj shqetësimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden se situata mund të përkeqësohet në javët e ardhshme," ka thënë ai në një intervistë për CNN.

Ai tha me bindje se pas festave do të ketë një rritje drastike të infektimeve nga koronavirusi.

Në Shtetet e Bashkuara, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve Covid-19 në botë, më shumë se 200,000 raste dhe më shumë se 3,000 vdekje janë raportuar çdo ditë për tre javët e fundit.

Fauci është pjesë e ekipit shëndetësor në Shtëpinë e Bardhë të cilët kujdesen për menaxhimin e situatës epidemiologjike në vend. Ai tha se do të vazhdojë me këshillimet edhe kundrejt presidentit të ri, pasi një rritje e infektimeve do të ishte fatale për kapacitetet spitalore dhe presioni mbi shëndetësinë i papërballueshëm.

SHBA është vendi i parë në botë që kryeson “listën e zezë” të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi. Qytetarët e SHBA-së aktualisht po vaksinohen me 2 vaksina anti-COVID të ndryshme, Pfizer dhe Moderna.

Numri i infektimeve në te gjithë botën që nga fillimi i pandemisë ka shkuar 81,150,518, ndërkohë numri i viktimave është 1,772,114.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant