Mbi 80 milionë raste dhe mbi 1,7 milionë viktima janë shënuar nga COVID-19 në të gjithë botën

Mbi 80 milionë raste dhe mbi 1,7 milionë viktima janë shënuar nga COVID-19 në të gjithë botën

Foto ilustruese

Një vit më parë planeti tokë është goditur nga virusi më fatal i viteve të fundit, COVID-19. Aktualisht numri total i rasteve të infektimeve ka arritur 81,150,518, ndërkohë që numri i viktimave është 1,772,114 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga worldometer numri i pacientëve të shëruar nga virusi është 57,304,859.

Vendet të cilat kanë numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi dhe si pasojë kanë pësuar goditjet më të rënda socio-ekonomike janë SHBA e cila kryeson prej kohësh “listën e zezë”, India, Brazili, Rusia, Franca, Anglia, Turqia dhe Italia.

Së fundmi në Britaninë e Madhe është shfaqur një variant i ri i COVID-19, i cili sipas shkencëtarëve shpejtësia e përhapjes së tij është më e madhe, por ka pasoja më të rrezikshme, ndërkohë përhapet edhe më lehtë nëpërmjet fëmijëve dhe të rinjve.

Si pasojë i zhvillimeve të fundit shtetet kanë ndërmarrë masa të reja izoluese edhe shtrënguese duke mbyllur kufijtë me Britaninë e Madhe.

Sipas ekspertëve, mendohet se edhe varianti i ri mund të luftohet nëpërmjet vaksinave të dala në treg për të mposhtur COVID-19. Megjithatë shefi ekzekutiv i BioNTech / Pfizer ka thënë se nëse vaksina do të duhet të ndryshojë atëherë brenda 6 javëve ajo do të jetë gati.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor