Një eksperti mjekësor i koronavirusit në Kinë ka mësuar publikun se si të vendosin maskat e fytyrës në mënyrën e duhur, për ta shmangur kontaktin me virusin, nëpërmjet një videoje.
Sipas "Daily Mail", Dr Zhong Nanshan, i cili i ndihmoi vendit për të trajtuar epideminë SARS në vitin 2003-ën, u bëri thirrje banorëve që gjithmonë të heqin maskën kirurgjike nga njëra anë e veshit, pastaj tjetra.
Kështu, ai e bëri të ditur prerazi se maska nuk duhet të hiqet me duar nga pjesa e përparme, transmeton lajmi.net.
"Pjesa e përparme e maskës, mund të jetë e mbushur me bakterie apo virus", tha specialisti 83-vjeçar.
Dr. Zhong është udhëheqësi i një ekipi ekspertësh mjekësorë, të caktuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë për trajtimin e koronavirusit të ri, i cili ka vrarë 259 persona dhe ka infektuar 12 mijë në të gjithë botën.