TIRANE - Kontrolli doganor i subjekteve që trasportojnë mallra që përmbajnë rrezatim radioaktiv në vendin tonë mungon. Ekspertët shprehen se këto kontrolle neglizhohen nga doganierët. Prandaj për këtë është e nevojshme, thonë ata, të ndërhyhet në ligjin për doganat, ku të gjitha subjektet ta kenë të detyrueshëm kalimin në sitën e ekspertëve që ekzaminojnë përmbajtjen radioaktive në mallrat e ndryshëm.
“Kohët e fundit kemi vënë re që kjo po bëhet fakultative. Nëqoftëse do doganieri i kërkon pronarit të mallit që të shkojë ta bëjë kontollin, nëse do i thotë të mos e bëjë fare. Ata bëjnë të gjitha ekzaminimet e tjera. Radioaktivitetin meqë nuk ka njerëz të specializuar duhet ta bëjmë ne, por është harruar të futet në ligj si një tregues i detyrueshëm për kontroll"- thote Nikollaq Civici, drejtor i Qendrës së Fizikës Bërthamore.
Eksperti shprehet se deri tani ata ushtrojnë kontroll për lëndët radioaktive vetëm në doganën e Tiranës dhe të Durrësit. Ndërsa për t’i shtrirë këto kontrolle edhe në doganat e tjera të vendit ata thonë se duhen fonde dhe specialistë. “Ligji për doganat ka bërë që mallrat do të zhdoganohen në pikat e hyrjes, në pikat doganore.
Pra një mall që vjen nga Kosova do të zhdoganohet direkt në pikën kufitare dhe nuk vjen kamioni për t’u zhdoganuar në Tiranë. Në këtë kuptim aktiviteti i kësaj pikës që ne kemi në Tiranë mund të vijë duke rënë. Ne duhet të mendojmë si të shtrijmë këto në të gjitha pikat doganore"- thotë Civici. Që prej një muaji Qendra e Fizikës Bërthamore është bërë pjesë e Universiteti të Tiranës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com