Bledar Bajrami kreu i Sindikatës së Zjarrfikëseve, në studion e Report Tv ka shpjeguar përbërjen e produktin termoizolues, me të cilin ishte veshur pallati 10 katësh që u përfshi nga flakët një ditë më parë në Tiranë. Bajrami tha se materiali ishte rrethuar nga jashtë me llamarinë e se uji nuk depërtonte dot që të fikte materialin termoizolues që digjej. Sipas ekspertit materiali kishte nënprodukt nafte.
‘Kjo është pjesa e jashtme, kjo është pjesa e brendshme. Nga jashtë është llamarina. Kur hedhim ujë e kemi të vështirë pasi e ndalon Llamarina. Kjo është veshje alumini. Është për bukuri mund ta veshësh. S’kam asnjë vërejtje për pjesën e jashtme, problemi është termoziolimi. Duhet të jetë përzierje. Duket që ka një aromë si nënprodukt nafte. Duhet të behën analizat. Ishte fat që nuk kishim erë. Nuk përqendronim dot të fiknim zjarrin.’- tha eksperti.












