Ekspertiza për 47-vjeçarin: S'ka
shenja dhune, vdiq nga infarkti

Ekspertiza për 47-vjeçarin: S'ka <br />shenja dhune, vdiq nga infarkti
KAVAJE - Rruzhdi Aliu vdiq nga infarkti. Është ky përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore mbi trupin e 47-vjeçarit të ndjerë, i cili ndërroi jetë paraditen e sotme. Kavajasi ishte një prej 7 personave të arrestuar të dielën nga policia e Kavajës, pas protestës së qytetarëve kavajas, për lirimin e kryebashkiakut të tyre, Elvis Rroshit. Ai ishte një nga qindra kavajasit, të cilët të dielën e kaluar u mblodhën para komisariatit të Kavajës, duke kërkuar për lirimin e Elvis Rroshit, i cili u arrestua në lidhje me incidentim në stadiumin e Kavajës, kur po luhej ndeshja Besa-Tirana e vlefshme për Superligën.

Vetë djali i të ndjerit deklaroi për gazetarin e televizionit A1 REPORT, Arsen Rusta, se ndarja nga jeta e babait të tij, erdhi për shkak të dhunës së ushtruar në dhomat e paraburgimit në ambientet e komisariatit të Kavajës, ndërkohë që policia e Tiranës e mohon këtë fakt, duke deklaruar se vdekja e tij ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Trupi i 47-vjeçarit Ruzhdi Aliut u çua në morgun e qytetit të Durrësit aty dhe ku nisi ekspertiza mjeko ligjore, e cila i dhapërgjigje të gjitha dyshimeve të ngritura mbi ndarjen nga jeta të protestuesit kavajas.

Aliu ishte një nga 7 të arrestuarit nga policia ditën e dielë, kur u arrestua kryebashkiaku i Kavajës, ndërsa u lirua nga Gjykata të martën pasi arrestimi i tij u cilësua i paligjshëm.

PERFUNDON EKSERTIZA: VDIQ NGA INFARKTI
Ora 16:55
Ka përfunduar ekepsertiza mjeko-ligjore për Rruzhdi Aliun. Rruzhdi Aliu vdiq nga infarkti. Është ky përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore mbi trupin e 47-vjeçarit të ndjerë

eksperti per rruzhdi aliu
(Eksperti flet për A1 REPORT!)

PARID CARA: KAVAJA ANULON FESTEN, ALIU U DHUNUA
Ora 16:10
Edhe kandidati për deputet në Kavajë, i prezantuar pak javë më parë nga lideri i opozitës Edi Rama, konfirmon faktin se protestuesi kavajas, Ruzhdi Aliu është dhunuar në komisariat.

Duke njoftuar anulimin e festës me të rinjtë socialistë që ishte planifikuar për sot, Cara shkruan në rrjetin social Facebook:

“Njoftoj të rinjtë e qytetit të Kavajës se festa që ishte planifikuar për sot anulohet për arsye se sapo është ndarë nga jeta Ruzhdi Aliu, një nga protestuesit të cilët u arrestuan dhe dhunuan para komisariatit të Kavajës gjatë protestës për lirimin e kryebashkiakut, Elvis Rroshi”

GENTIAN DAJA: ALIU U DHUNUA SE PROTESTOI ARRESTIMIN E PALIGJSHEM TE RROSHIT

Ora 15:50
Kryetari i Partisë Socialiste të Kavajës, Gentian Daja i është bashkuar ngushëllimeve për familjen e Ruzhdi Aliut, duke theksuar faktin se 47-vjeçari u arrestua e dhunua nga policia “vetëm sepse po protestonte kundra arrestimit të paligjshëm të Elvis Rroshit”.

“Pikëllimi im në këto momente nuk mund të shprehet me fjalë, ngushëllime familjes së Ruzhdi Aliut për humbjen e babait të tyre, i cili pak ditë më parë u arrestua dhe u dhunua nga policia vetëm sepse po protestonte kundra arrestimit të paligjshëm të Elvis Rroshit”, shkruan Daja në rrjetin social Facebook.

Më tej në statusin dedikuar protestuesit të ndarë nga jeta, kreu i PS-së Kavajë, thotë se “Ruzhdi Aliu do të përcillet nesër për në banesën e fundit me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve të Kavajës”.

NIS EKSPERTIZA MJEKO LIGJORE, TE PRANISHEM 2 EKSPERTE TE AV.POPULLIT

Ora 15:30
Gazetari Arsen Rusta, informon se tashmë ka nisur ekspertiza mbi trupin e të ndjerit, përfundimet e të cilës do t'i japin përgjigje të gjitha dyshimeve të ngritura nëse vdekja e tij ishte natyrale apo nëse ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë kohës që kavajasi ndodhej në dhomat e paraburgimit të komisariatit.

Ndërkaq, në këtë ngjarje është përfshirë edhe Avokati i Popullit, pasi dy prej ekspertëve të institucionit të Avokatit të Popullit do të jenë prezent në ekspertizën që do i bëhet trupit të 47-vjeçarit.

DESHMIA E DJALIT PER A1 REPORT: BABAI IM VDIQ NGA DHUNA
Ora 14:10 Gazetari i TV A1 REPORT! ka shkuar në familjen e Ruzhdi Aliut të cilët deklarojnë se vdekja nuk ka qenë natyrale por nga dhuna e policisë.  Leonardo Aliu djali i tij i tha gazetarit të TV A1REPORT Arsen Rusta se i atij nuk vuante nga asnjë lloj humbje, por është dhunuar nga policia.  “Pasi doli nga burgu ndjente shqetësime të forta e dhimbje në trup. Mjekët i thonin se nuk kishte asgjë, ndërkohë që sot paradite humbi jetën”- citohet ti ketë thënë Leonardo gazetarit tonë.  Ndërkohë që sipas policisë së Tiranës vdekja e Ruzhdi Aliut ishte natyrale.

AVOKATI PLARENT NDRECA: KAM INFORMACIONE SE ESHTE DHUNUAR BRENDA NE KOMISARIAT

Avokati i Elvis Rroshit, Plarent Ndreca në një prononcim telefonik për TV A1 REPORT! tha se ka informacion se Aliu ishte dhunuar në ambientet e komisariatit dhe 2-3 herë kishte shkuar për mjekim në spital gjatë kohës kur ka qenë i ndaluar.

“Nga persona që ishin në dhomën e qelisë me Aliun më thanë që është ushtruar dhunë në ambientet e komisariatit nr. 6. Ai ka shkuar 2-3 herë për mjekim në spital gjatë kohës kur ka qenë i ndaluar “

TE ARRESTUARIT ME 10 MARS
Jane arrestuar ne kushtet e flagrances 7 shtetas per konsumim te veprave penale te “Grumbullimit te paligjshem” “Mos bindje nda punonjesve te policise” “Kundershtim te punonjesve te policise”, “mos bindje ndaj punonjesve te policise” :
· Abdulla Mersin Tafa, 47 vjec, banues ne Kavaje,
· Astrit Vesel Veliu, 40 vjec, me detyre shofer prane Bashkise Kavaje
· Osman Isuf Tabaku, 56 vjec, Kryeplak
· Gazmend Nevruz Demrozi, 38 vjec, me detyre Drejtor i Policise Bashkiake, prane Bashkise Kavaje
· Shkelqim Abdurraman Nasufi, 28 vjec, punonjes bashkie,
· Erjald Sokrat Kostrica 31 vjec, me detyre elektricist ne Bashki Kavaje,
· Ruzhdi Fejko Aliu, 47 vjec, banues ne Kavaje.

CFARE NDODHI ME 10 MARS

Gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes së 10 marsit, në qytetin e Kavajës mbizotëroi një situatë e tensionuar. Prej orës 17:00 të datës 10 mars, Kryebashkiaku Elvis Rroshi u mbajt i izoluar në ambientet e komisariatit të Kavajës pas incidentit të ndodhur në stadiumin e këtij qyteti, kur po luhej ndeshja Besa- Tirana e vlefshme për superligën. Trajneri i sport klub Tiranës Nevil Dede kishte bërë një kallzim penal ku thoshte se gjatë pushimit të ndeshjes ishte goditur dhe kërcënuar me jetë nga Elvis Rroshi. Kryebashkiaku u izolua në komisariatin e Kavajës çka ngjalli dhe irritimin e kavajasve të cilët para komisariatit thërrisnin turp. Turp.

Vetë Rroshi mohonte kërcënimet ndaj Nevil Dedes dhe e cilësonte arrestimin një inskenim politik nga kryeministri Berisha, i cili me zgjedhjet e 8 majit kishte humbur Kavajën, bastionin e tij. Policia me ndërhyrjen e FNSH shpërndau protestuesit duke ushtruar edhe dhunë. Dy ditë më pas, 12 mars Gjykata vendosi lirimin e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi pasi nuk gjeti prova bindëse nga prokuroria për “shpullën” ndaj trajnerit të Tiranës, Nevil Dede. U liruan dhe 7 protestuesit e arrestuar, duke e cilësuar ndalimin e tyre të paligjshëm.


Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike