TIRANE- Të hënën që vjen gjykata pritet të hapë siparin e dëshmive në gjyqin e kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, me deklarimin e ekspertes së prokurorisë, e cila ka kryer dy aktet e ekspertimit në dosjen Gjika. Në të dy ekspertimet që tashmë janë administruar në dosjen penale, ekspertia shprehet se në zonat ku janë ngritur dy pallate në Vlorë, nuk lejohet ndërtimi, kjo si pasojë e një urdhëri të marrë nga vetë KRRT e bashkisë Vlorë në vitin 2002.
Duke marrë shkas nga ky konstatim dhe mbledhur një sërë provash të tjera, prokuroria e Vlorës ka vendosur të marrë të pandehur kryebashkiakun Shpëtim Gjika dhe 7 persona të tjerë. Mirëpo këto dy akte-ekspertimi janë kundërshtuar gjatë seancës së djeshme nga avokatët mbrojtës, të cilët pretenduan se nuk ekziston një urdhër i tillë në bashkinë e Vlorës. Përkundrazi sipas mbrojtjes, ekziston një urdhër i vitit 2004 që lejonte ndërtimin e objekteve ku janë ndërtuar dy pallatet në Vlorë.
Ekspertia dëshmitare
Për të sqaruar këtë moment gjykata e Tiranës ka vendosur të ftojë për të dëshmuar eksperten e prokurorisë. Ekspertia do t’i përgjigjet prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës, lidhur me paqartësinë e treguar në dy aktet e ekspertimit. Avokatët pretendojnë se dy aktet janë shumë kontradiktorë dhe të dyshimtë, pasi ekspertia i është referuar një dokumenti që nuk ekziston të jetë marrë nga KRRT e bashkisë së Vlorës. Për të zbardhur të vërtetën e kësaj situate, ekspertia do të japë shpjegime në gjykatën e Tiranës, lidhur me dy aktet e ekspertimit. Gjatë seancës së djeshme dy përfaqësuesit e prokurorisë paraqitën provat shkresore kundër 8 të pandehurve të dosjes.
Rrëzimi i kërkesës
Në seancën e kaluar gjykata e Tiranës, vendosi të rrëzojë kërkesën e Shpëtim Gjikës dhe të pandehurve të tjerë për të pushuar dosjen hetimore. Në vendimin e tij gjyqtari Arben Micko, argumentoi se prokuroria e Vlorës gjatë hetimit të dosjes nuk ka shkelur të drejtat themelore të të pandehurve, duke mos i njoftuar ata në veprimet hetimore që ka kryer përgjatë një viti.
Pas këtij vendimi, gjykata hapi procesin gjyqësor duke urdhëruar përfaqësuesit e akuzës të lexonin kërkesën për gjykim ndaj 8 të pandehurve Shpëtim Gjika, Eleni Dardhaj, Aleks Ahmataj, Artan Ferati, Blerdi Liçaj, Gentian Sherifaj, Gezim Feta dhe Mustafa Tartari. Në dosjen e prokurorisë së Vlorës thuhet se: “Duke iu referuar aktit të ekspertimit grafik me nr.5804, datë 31 maj 2013 të Drejtorisë së Policisë Shkencore, rezulton se pika (11) e proces verbalit të dy mbledhjeve janë falcifikuar përmbajtja dhe shkrimi.
Shkrimi u publikua sot (18.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com