Një shpërthim me pasojë në dëme materiale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lazarat.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25, në hyrje  të fshatit Lazarat, mbi vendin e quajtur Pularia, tek dera e lokalit  të shtetasit A.T është hedhur  nga jashtë portës në oborr një sasi lëndë plasëse eksplozive me fitil të ndezur.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë thyer xhamat e lokalit, si dhe ka patur dëme të tjera materiale, por nuk ka  asnjë të lënduar. Në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë  dhe grupi hetimor, qe vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes,  identifikimin e kapjen e autoreve. /atsh/