TIRANE- Pas gjetjes së lëndës eksplozive të vendosur në makinën e Prefektit të Vlorës, prokuroria e Krimeve të Rënda ka zhvilluar një mbledhje me oficerët e Policisë së Tiranës, Antiterrorit, prokurorët dhe SHISH për analizën e ngjarjes. Në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dhe prokurori i Krimeve të Renda, Eugen Beci.

Analiza e ngjarjes u bë tek Krimet e Rënda pas ballafaqimit të fakteve dhe dëshmive të të shoqëruarve.
 
Dyshohet se eksplozivi është vendosur në makinën e Besnik Dervishit të enjtën në Vlorë, ndërsa në mbrëmje prefekti ishte kthyer në Tiranë.
 
Sasia e eksplozivit, rreth 200 gramë C4, të vendosur poshtë makinës që kishte hyrë në Kryeministri, u zbulua nga Garda.
 
Dyshohet se eksplozivi nuk u aktivizua për shkak të ndonjë defekti, ndërkaq, çështja po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)