Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në Mat.

Sipas policisë rreth orës 03:00 në verandën e lokalit të shtetasit me inicialet B.S. persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi shumë të vogël lëndë artizanale, dhe si pasojë është krijuar një  dëmtim i vogël në pllaka të verandës.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, si dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Vendi ku ndodhi shpërthimi