Ekspo “Marubi” në Berlin, dëshmi
e lidhjeve shekullore me Europën

Ekspo “Marubi” në Berlin, dëshmi<br />e lidhjeve shekullore me Europën
Rreth 35 fotografi të Marubit, ku mes tyre ka edhe foto të pazakonta me mesazhe shkencore ose simbolike do të ekspozohen në kryeqytein e Gjermanisë në Berlin. 

Ekspozita e cila do të çelet më 18 prill është konceptuar që të të tregojë fytyrën europiane të Shqipërisë të lidhur kulturalisht dhe intelektualisht me Europën ndër shekuj.

marubi

Historia e prodhimit të imazheve fotografike në Shqipëri nisi me italianin Pietro Marubi që mërgoi nga Italia dhe u vendos në Shkodër për arsye politike. Ai erdhi së bashku me pajisjet e tij fotografike dhe punoi me pasion dhe mjeshtëri duke ngritur një perandori fotografike, që sot mbetet një thesar unik për Shqipërinë.

marubi

I lidhur miqësisht me mjediset intelektuale shqiptare, me Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën, Lasgushin, Asdrenin dhe me patriotët e shquar shqiptarë Marubi e ktheu në mision regjistrimin në celuloid të disa momenteve të rëndësishme të Shqipërisë. 

Tashmë studio Marubi trashëgon rreth 500000 imazhe të Shqipërisë së vjetër që janë shkrepur në disa dekada. Këto fotografi dëshmojnë historinë dhe kulturën e Shqipërisë gjatë viteve 1858-1940.

Fotografi Pietro Marubi bashkëpunoi me dy shqiptarë që që trashëguan zanatin dhe veprën e tij dhe morën mbiemrin e tij Kel dhe Gegë Marubi. Ata kanë merita për ruajtjen e arkivit të fotove deri në ditët tona.

marubi

marubi

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri