Ekspozimi i Skënderbeut në
Muze, kondicionimi 200 mijë $

Ekspozimi i Skënderbeut në<br />Muze, kondicionimi 200 mijë $
TIRANE- Gazeta Shqiptarja.com zbulon në kryeartikullin e sotëm se ekspozimi i relikeve të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë do t’i kushtojë shtrenjtë qeverisë shqiptare.

Vetëm krijimi i ajrit të kondicionuar do të kushtojë rreth 200 mijë dollarë. Sipas drejtorit të Muzeut Luan Malltezi, këto janë kushtet që kanë kërkuar austriakët për sjelljen e tyre nga muzeu i Vjenës.

Iniciator dhe negociator për këtë ka qenë vetë kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha, i cili ka ftuar me këtë rast austriakët që të marrin pjesë në festimet për 100-vjetorin e pavarësisë sonë.

SHKRIMI I PLOTE
Deri më sot nuk është bërë asgjë transparente për koston e ardhjes së përkrenares dhe shpatës origjinale të Skënderbeut në Tiranë. Dihet vetëm se në bazë të ligjeve që kanë muzetë e gjithë botës për këto lëvizje dhe ekspozime, austriakët do të na e faturojnë tepër shtrenjtë “biletën” e fluturimit dhe të akomodimit e ruajtjes së objekteve muzeore me rëndësi të veçantë. Objektet do të sillen në Shqipëri për t’u ekspozuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Iniciator dhe negociator për këtë ka qenë vetë kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha, i cili ka ftuar me këtë rast austriakët që të marrin pjesë në festimet për 100-vjetorin e pavarësisë sonë. Përfaqësues të autoriteteve më të larta austriake kanë pranuar më në fund që përkrenarja origjinale dhe shpata e Skënderbeut të sillen nga Muzeu i Vjenës në Tiranë, pasi kanë paraqitur kushtet e tyre për të gjitha marrëveshjet, përfshi dhe pagesat. Të gjitha burimet zyrtare na konfirmojnë se qeveria shqiptare është gati të paguajë faturat nga më të shtrenjtat për gjithë itinerarin e zhvendosjes së objekteve nga Muzeu i Vjenës në Muzeun e Tiranës. Burime nga Kryeministria kanë pohuar se “Premtimi për ardhjen e Shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut në Tiranë është bërë nga kryeministri, Sali Berisha sipas një marrëveshjeje me zëvendës-kancelarin dhe Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Spindelegger”. Ndërsa Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar ku do të startojnë objektet, zoti Luan Malltezi, edhe pse ka pohuar se “nuk ka munguar gatishmëria e shtetit tonë për sjelljen në Shqipëri të Përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut”, nuk e di ende sesa do të kushtojë ardhja e tyre në Shqipëri. Ai ka pohuar për Shqiptarja.com se do të bëhen shumë shpenzime për të siguruar kushtet e ruajtjes dhe ekspozimit të shpatës dhe përkrenares origjinale të Skënderbeut. I pyetur sesa mund t’i kushtojë shtetit sigurimi, udhëtimi nga Vjena në Shqipëri dhe angazhimi për ruajtjen gjatë tre muajve të qëndrimit në Tiranë të këtyre objekteve, u shpreh “kostoja në tërësi nuk është bërë ende transparente”. “Do të kushtojë ca, -tha ai, -por mendoj se ia vlen kur bëhet fjalë për 100-vjetorin e Pavarësisë. E vetmja shifër që kishte të qartë drejtuesi i MHK-së ishte vetëm kostoja e kondicionimit të hapësirës së MHK-së. “Vetëm për të krijuar kushtet e kondicionimit të të gjithë muzeut duhen të paktën 200 mijë dollarë. Nuk di a do të mundet dot të bëhet kjo. Nuk di nëse do të realizojnë kondicionimin pjesërisht të këtij muzeu, por sigurisht është një punë e madhe dhe që ka kosto të madhe”, tha zoti Malltezi. 200 mijë dollarë vetëm për kondicionerët janë gjëja më e vogël që pretendon pala austriake për sigurimin e objekteve. Sa do t’i kushtojnë vallë shtetit tonë dhe taksapaguesve shqiptarë që të mos bëhet pengesë që të vijë për ekspozim në Shqipëri shpata përkrenarja e premtuar e Skënderbeut? Sipas drejtorit të Muzeut problemet e garancisë (që sigurisht bëhen me para-red) janë nga më të ndryshmet; a do të blihet një vitrinë apo do ta sjellin bashkë me objektet nga Vjena. Sa e si do të paguhen rojat, punonjësit, transporti, shoqëruesit, stafi përgjegjës. Deri më tani asgjë publike, por 200 mijë dollarë vetëm për kondicionerët janë shumë për një vend të varfër si Shqipëria
(Shkrimin  sot ne gazetën Shqiptarja.com)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt